Showing posts with label rrajca. Show all posts
Showing posts with label rrajca. Show all posts

Djemtë Rrajcarë

Djemtē rrajcarë

Fusha përkulet drejt dritës,
Rrēzë qiellit nën Qafë-Thanë,
Dielli duket menduar,
Nga djemtë punëtorē rrajcarë.

Ai horizont sheshuar
Me ato gjelbērim arash
Shtrihet drejt Sutanit gēzuar
Si njē lojē ndërtimi garash. 

Edhe stërgjyshërit tanë,
Se kishin për gjë gurin
Me gur ndërtonin kalatē
Mē lehtë seç rrihnin brumin.

Ja në Skēnderbe
Mulliri ende rrotullohet,
Mes shtëpive përrallore
Ku dhe rrezja po hutohet.

Duart e rrajcarëve
Zbukuruan dynjanë
Çanë nē rrugën e flakëve
E ndritēn këto anë.

Nuk mund tē gjej fjalē
Ashtu si u takon
Djemtē rrajcarē
Ëndrra që s'mbarojnë.

Djemtë rrajcarë
Nuk prishin tradita
Me nusen brenda fshatit
Zor se shuhet drita.

Gjithcka është kaq bukur
Kur sheh nëna plot gaz
Hëna kaq bukur, dukur
Në kinema "Rrajca e Artë".

@Mimoza Vasku
13.12.2023, Tirane

Çfarë fshihet në nëntokën e Rrajcës?

Gërmimet e vetme arkeologjike të viteve "80 në zonën e Rrajcës dhe përkatësisht në fushën e Marajt (megjithëse ishin të pakta) nxorrën në dritë disa të dhëna shumë të rëndësishme historike dhe arkeologjike të periudhës së Neolitit të hershëm.

KUR TEKNOLOGJIA MODERNE PERPUTHET ME PERVOJEN E ARKEOLOGEVE EKSPERT TE VITEVE '80
         Shkrim i marrë nga faqja Albanian Archaeology

   Rezultatet e analizave të radiokarbonit të kryera në material kockor nga vendbanimet e neolitit të hershëm të Rajcës dhe Podgorisë, na ofrojnë datime të kronologjisë absolute të këtyre dy siteve. Ndërsa për Podgorinë kemi datime absolute edhe nga mostra karbonike (Allen, Gjipali, 2013), në rastin e Rajcës analiza e kryer në kampionin e kockës përbën datimin e parë absolut. Rezultatet e marra nga matjet tregojnë se dy mostrat kishin kolagjen të mjaftueshëm për të kryer matje të C14. Kështu kampioni i Rajcës dha datimin 5791-5291 vite para Kr., ndërsa mostra e Podgorisë datimin 6216-5616 vite para Kr. Duke ju referuar kurbës grafike të datimeve të tyre të kalibruara, për Rajcën datimi duket se lëviz në kufijtë e 5650-5450 B. C., ndërsa për Podgorinë 6000-5700 B. C. 


   Datimet karbonike të vendbanimit të Podgorisë me kampione të marrë nga sonda në disa pika të tij në 2006 nga Projekti SANAP, luhaten brenda këtyre vlerave gjë që e bën më të qëndrueshme përkatësinë kronologjike të vendbanimit të Podgorisë në fund të mijëvjeçarit të VII -fillimin e mijëvjeçarit të VI B. C.     Për sa i përket vendbanimit të Rajcës, ajo rezulton se i përket një periudhe më të vonë rreth mesit të mijëvjeçarit të VI B. C. Parë në kontekstin e analizave të bëra për kulturën materiale të vendbanimeve të referuara dhe të vlerësimeve kulturore e kronologjike të kryera nga autorët e gërmimit të realizuar në vitet ‘ 80’ të të shekullit të kaluar, këto të dhëna duket se përkojnë plotësisht me ato që u përfituan nga datimet absolute. 
   Në vlerësimin kulturor e kronologjik të vendbanimeve të hershme neolitike, Prendi e inkuadron Podgorien në grupin e vendbanimeve të fazës së vonë të neolitit të hershëm të Shqipërisë, me lidhje të ngushta kulturore me vendbanime të varianteve kryesore neolitike brenda e jashtë territorit të Shqipërisë “ si një kulturë me një zhvillim relativisht të lartë, por në të njëjtën kohë, me sa duket, me fillim diçka më vonë në krahasim me grupet fqinje të neolitit të hershëm të Maqedonisë egjeane (Nea Nikomedia) dhe të asaj jugosllave Anzabegovo-Vrshnik I)” 27 Datimi me C14 në të dy rastet (me kampione thëngjilli dhe kocke) konfirmon plotësisht këtë pozicion kronologjik. 
   Në rastin e vendbanimit të hershëm neolitik të Rajcës ai është vlerësuar si vendbanim që “ përbëhet nga dy shtresa kulturore që përfaqësojnë faza të periudhës së neolitit të hershëm. Tiparet e tij e vendosin atë në një fazë të zhvilluar dhe fundore të Neolitit të Hershëm të zonës lindore” 28 me tendencë të shtresës së dytë kulturore drejt fillesave të neolitit të mesëm. Kjo do të thotë se Rajca përfaqëson një fazë finale të neolitit të hershëm dhe tashmë kjo fazë na jepet e shprehur në vlera absolute (nga analiza e C14 ) në kufijtë kohorë të 5650-5450 B. C. 
   Përputhja e plotë e rezultateve të datimeve relative me datimet absolute në të dy rastet, e qartëson më tej renditjen kronologjike të vendbanimeve të neolitit të hershëm të Shqipërisë Juglindore (ku përfshihet zona e Korçës, Pogradecit dhe Librazhdit). Datime të reja me C14 për vendbanimet neolitike të Rajcës dhe Podgorisë
Credit : Iris Bakiu & Ilir Gjipali

E vërteta mbi Kishën e Orakullit në Qafë Thanë

E vërteta mbi Kishën e Orakullit në Qafë Thanë-Një shkrim nga i nderuari Dr Moikom Zeqo per Kishen e Orakullit
Ka dy vjet që botohen në shtyp artikuj rreth një shpelle-kishë në fshatin Urakë të Komunës së Rrajcës, pranë Qafës së Thanës. Në një mënyrë të bujshme është thënë se gjoja në këtë shpellë duhet të ketë qenë një orakull, madje orakulli më i madh i Ballkanit, pas atij të Dodonës në Janinë. Njerëz jo profesionistë, që nuk janë as arkeologë dhe as historianë e kanë artikuluar këtë ide, madje duke e cilësuar datën e zbulimit të kësaj shpelle si diçka e re dhe e papritur, që nuk dihej kurrë më parë.
Unë vetë, i tërhequr nga kurioziteti shkova dhe e pashë shpellën në fjalë. Por duke fotografuar afreskun e fragmentuar që ndodhet në këtë shpellë që vërteton se shpella ka qenë një shpellë eremite mesjetare, ende nuk isha i informuar që ky zbulim qe ditur shumë më përpara nga njerëz, që jo vetëm e kishin parë shpellën, por dhe e ishin përshkruar saktësisht.
Mësuesi pensionist, intelektuali 64 -vjeçar Gjergji Gusho, që jeton në Pogradec më dërgoi para ca kohe, librin e tij shumë interesant “Mbi përhapjen e krishtërimit dhe të kishave në rrethin e Pogradecit”, botuar në vitin 2000. Duke e lexuar këtë libër unë mësova shumë gjëra dhe dua të shprehem me nderimin më të madh për këtë njeri modest, por të ditur i cili në heshtje, në gjithë jetën e tij kishte bërë hulumtime të kujdesshme diturake dhe me profesionalizëm shkencor për historinë e trevës së Pogradecit dhe konkretisht për traditën e krishtërimit dhe të monumenteve të tij.
Në librin e Gjergji Gushos ka një kapitull ku përshkruhet kisha -shpellë e llojit eremit të Qafës së Thanës. Ky studiues i kujdesshëm e kishte parë dhe vizituar shpellën në vitin 1972, pra 31 vjet më parë. Kjo shpellë ka qenë e ditur dhe e njohur edhe nga studiuesi mesjetarolog i krishtërimit Theofan Popa i cili ka botuar një studim substancial për një numër shpellash eremite të kësaj treve. Pra shpella eremite e Urakës nuk është diçka e vetme, por lidhet me një traditë shekullore mesjetare të afro 8 shpellave të tilla, gjithashtu të dekoruara me piktura kishtare të trevës së Pogradecit si dhe të Prespës së Korçës. Askush deri më sot nuk e ka vlerësuar siç duhet këtë traditë të eremitëve të vetmuar në shpella që ka qenë kaq e çuditshme, por dhe kaq e pranishme në këtë hapësirë të krishtërimit të vjetër iliro-shqiptar.
Por çfarë thotë dhe shkruan Gjergji Gusho? Ai thotë se para grykës së shpellës, që ndodhej në rrëzë të një shkëmbi të lartë, ishte një vend i sheshtë i rrethuar me drurë dushku ku kishte dhe mbeturina muresh me gurë të palidhur me llaç, në një nivel thuajse të barabartë me sipërfaqen e tokës dhe me përmasa 4 x 4 metër. (Gjatë vizitës sime në vitin 2002 unë vura re se këto mure janë prishur). Por ekziston shpella e cila ka qenë e mbuluar nga një rëzim dheu, kurse sot është hapur.
Gjergji Gusho tregon se gjatë hyrjes në shpellë e cila zgjerohej në brendësi shihej në faqen në të djathtë të hyrjes së shpellës dy piktura murale, afreske ku ishin ravijëzuar disa figura shenjtorësh. Këto afreske qenë dëmtuar rëndë në vitin 1967 kur drejtori i shkollë së fshatit Rrajcë kishte urdhëruar disa nxënës t’i godisnin afresket për t’i shkulur, por meqenëse shkëmbi ishte i fortë dhe afresket gati të gurëzuara ato vetëm sa ishin dëmtuar vende- vende. Në thellësi të shpellës, nga krahu i majtë dhe në pozicion më të lartë se rrafshi i dyshemesë, ishte një si kthinë e ndarë me mur, e ndërtuar enkas ku me sa kuptohej duhej të kishte qenë qela e priftit eremit që predikonte krishtërimin dhe asketonte vetveten. Në majë të shkëmbit është gjithashtu një vend i dystë me gurë të gdhentur e të shpërndarë me mbeturina themelesh e qeramikë mesjetare.
Konkretisht mund të thuhet se përshkrimi i këtij mësuesi veteran është tepër i saktë. Duke gjykuar nga mbeturinat e mureve dhe nga qeramika mesjetare del llogjikisht se para grykës së shpellës ka qenë një paraklisë, kishëz e vogël, ndërtuar me mure mesjetarë. Një ndërtim më i vogël i ngjashëm me mure të njëkohshëm është ngritur dhe sipër shkëmbit të shpellës. Nga përvoja ime si arkeolog gjykoj se fillimisht shpella eremite ka funksionuar për asketët e vetmuar brez pas brezi pa strukturat e mëvonshme me mur. Ne nuk e dimë se cilët kanë qenë asketët që janë nderuar nga populli në këtë shpellë. Nuk mund të klasifikojmë dot se ç’përfaqësojnë afresket, për të identifikuar emrat e shenjtorëve. Gjithashtu në një kohë të mëvonshme hyrja e shpellës është mbuluar nga struktura e një kishëze e cila patjetër i ka qenë kushtuar një emri shenjtori. Është e nevojshme që të vijë një ekip arkeologësh dhe arkitektësh për të bërë të mundur një rikonstruktim të përafërt të kësaj strukture.
Pra zbulimi i kishës së Urakës ka qenë diçka e njohur jo vetëm para 31 vjetësh, por populli i zonës e ka ditur shumë kohë më parë. Është për të ardhur keq që Instituti i Monumenteve nuk e ka shpallur me statusin Monument Kulture këtë shpellë dhe të kujdesej qoftë për restaurimin, qoftë për ruajtjen e saj. Kjo shpellë sot përfaqëson një subjekt jo vetëm historik të krishtërimit por mund të bëhet një pikë turistike jashtëzakonisht interesante.
Tani le të kthehemi tek ideja e artikuluar e gjoja Orakullit të Qafës së Thanës, më i madhi në Ballkan, pas Dodonës në Janinë.
Studiuesja austriake, Eleonora Vagner, profesore në Universitetin e Vjenës, ka shkruar se kjo shpellë është shpella e një orakulli të lashtë. Ajo mbështetet në dy argumente aspak arkeologjikë por thjesht të rrafshit linguistik. Ajo mendon se fjala Urakë është një metamorfizim i fjalës orakull. Një ekuacion i tillë nuk është i saktë dhe është i pavërtetueshëm. Kujtoj që edhe për fshatin Frakull të Fierit është thënë nga studiuesi Hasan Ceka se është një formë shqipe e fjalës orakull. Edhe ky ekuacion linguistik nuk është mbushamendës. Të mos harrojmë se fjala Urakë është dhe emri i ndonjë fshati ose vendi tjetër në Shqipëri.
Argumenti i dytë lidhet me emërvendin Qafa e Thanës. Gjoja kemi të bëjmë me një formë të tillë si “Qafa e të Thënës”, duke mëtuar se e Thëna shpreh kështu funksionin e orakullit. Edhe ky shpjegim i një etimologjie vulgare popullore nuk qëndron. Përkundrazi, shumë vende në Shqipëri janë emërtuar nga drurët dhe është më llogjike që Qafa e Thanës të lidhet me drurin e një thane, ashtu si emri i dardanëve të Dardanisë siç është shpjeguar shkencërisht nga Nopçja dhe Çabej, lidhet me emrin e drurit të dardhës.
Për të përcaktuar se në këtë shpellë ka qenë një orakull duhen argumente shkencore të padiskutueshme. Këto lidhen me dhuratat ex voto, me qëllim kushtimi që janë të shumta në territorin e shpellave të tilla. Të tilla janë gjetur në Dodonë të Janinës dhe akoma më shumë janë gjetur në shpellën e Delfit. Ky material arkeologjik është baza e identifikimit të shpellave me orakuj të lashtë. Për fat të keq, një material i tillë arkeologjik nuk është gjetur në shpellën e Urakës.
Të gjithë orakujt e botës së lashtë antike janë përshkruar nga autorët antikë. Dëshmitë për Dodonën dhe Delfin janë të shumta, sepse orakujt kishin një rëndësi kolosale për rëndësinë dhe praktikën mitologjike të kohës, këto orakuj jo vetëm bënin parashikime, por qenë edhe vende dlirësimi dhe egzorcismi. Mendoj që shpella e Urakës nuk i plotëson këto kushte. Nëse do të kishte qenë një orkull i lashtësisë në këtë shpellë, autorët antikë do të kishin përmendur me siguri, nuk do të kishin heshtur për të. Dua të ngre këtu një problem të rëndësishëm dhe konceptual. Ka ardhur koha të heqim dorë nga shpjegimet vulgare të etimologjive popullore, të ekuacioneve linguistikë të emrave, që nuk kanë gjë të përbashkët me analizën shkencore, bazuar në ligjet fonetike. Ka ardhur koha për t’u shkëputur nga buja e kotë dhe apologjitë false të pambështetura qoftë në dokumentacionin historik dhe sidomos pa asnjë bazë arkeologjike, që në këtë rast është vendimtare.
Është e vërtetë që në shtyp mund të flitet për shumë çudira dhe zbulime të bujshme nga njerëz të entuziasmuar dhe me fantazi romantike por kjo gjë nuk ka të bëjë fare me të vërtetën shkencore. Nuk ka asnjë kuptim që botohen libra edhe të ashtuquajtur shkencorë ku merren disa mbishkrime të monumenteve antike të Durrësit dhe të Apolonisë të shkruar në greqishten klasike apo dhe në latinisht dhe duke bërë kombinime alkimike gjoja të zbulohen në to emra ilirë apo shqip, metodë kjo terësisht e dështuar dhe pa perspektivë. Më vjen keq që disa herë kjo metodë jo shkencore është përdorur dhe nga një intelektuale e nderuar që e do Shqipërinë siç është psh. zonja Nermin Vlora Falaski. Kriticizmi është shpirti i vërtetë i shkencës dhe jo alkimizmi i disa fakteve për të kaluar në gjëra të paqena dhe fantazmagorike.
I shkrova këto radhë jo vetëm për të përshëndetur mësuesin modest dhe të kujdesshëm Gjergji Gusho, jo vetëm për të saktësuar të vërtetën e zbulimit dhe të funksionit të shpellës eremite të Urakës, por dhe për të ngritur një problem i cili është shqetësues dhe që nuk duhet të zerë vend më përfundimisht në studimet dhe në shkrimet tona për të dhënat dhe monumentet historike.


Një jetë me çekiçin dhe me ndërtimet - bashkëbisedim me 95 vjeçarin nga Rrajca, Vesel Bexhet Coka

Xha Vesel, ju urojmë 95-vjetorin e lindjes dhe jetë të gjatë. Jeni një nga të moshuarit e Rrajcës duam të dimë diçka më tepër për jetën tuaj? 

Unë jam nga lagjja e Cokajve, në kufi me lagjen e Cukut. Unë kam dy djem dhe një vajzë. Deri në këtë moshë kam punuar në fshat me atë pak tokë e pak blegtori që kishim. Aty rreth vitit 1938-1939, kur erdhi Italia me një grup shokësh nga Rrajca filluam punë në Tiranë me Shoqerine “Stasoli’’, në ndërtime. Kam punuar në ndërtimin e Pallatit të mbretit Zog dhe e mbaj mend si sot. Kemi ndërtuar 333 dhoma atje tek kodra si quhet tani ”Pallati i Brigadave”. Kam punuar me shoqërinë Italiane “SALCINO” që shtronte rrugët dhe ndërtonte ura e pallate. Atë ditë që erdhi Duçja me Viktor Emanuelin ne na rreshtuan dhe po prisnim të vinte makina. Na thoshin se duhet të bërtasim e thërrasim “Rroftë Duçja”, ”Rroftë Italia” e të duartrokasim. Ne kështu vepruam. Në këto çaste u dëgjua një krismë pistolete. Unë e pashë me sytë e mi atë djalin që qëlloi se isha shumë afër tij. Iu drodh dora dhe plumbat ranë poshtë në tokë. Nuk e mbajti dot mirë pistoletën, u plagosën nja dy-tre veta e u bë një rrëmujë e madhe. Arrestuan disa persona. Ne na pyetën si shoqëri që punonim dhe nuk dinim se çfarë të thoshim, se nuk e njihnim atë që qëlloi dhe pse qëlloi. Në vitin 1947 pasi mbarova detyrimin ushtarak u ktheva në fshat se isha i martuar. Jam dekoruar me medaljen e çlirimit dhe kam dëshmi e certifikata të ndryshme nga ushtria. Pas lirimit nga ushtria unë meqë isha usta, fillova dhe punoja në ndërtim..

Kur është ndërtuar vija e lumit që shërben edhe në ditët e sotme për vaditje dhe çfarë dini për ndërtimin e saj?

Në vitin 1845 është bërë vija e ujit. Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë. Bije ne mendime. Fshatarët e mi me cekanë, me qysqira, me sharra, paskan lindur të bëjnë të lumtur të tjerët, po jo vetën e tyre. Në maje të Qafe Thanës ndricon një reklamë me drita neon, ndersa makinat nuk pushojnë, zbresin nëpër ato kthesa të forta, dhe pushojnë tek uji tunelit. Nga një makinë zbrete një Rrajcar i kthyer nga kurbeti i largët dhe shikon fshatin e tij me kurreshtje… E meriton krahina e vendlindjes sime të bëhet një atraksion turistik, duket se thotë. Dhe këtë gjë jo vetëm e ndjejnë shumë banorë aty, por dhe shenjat janë se gradualisht po bëhet e tillë.

TË DUA RRAJCA IME TË DUA-

Poezi nga Ilir Tarushi kushtuar Rrajcës

Rrajca jone Rrajc e madhe
Je e bukur por me shum halle
E ke fushen e ke malin
E ke ujin si kristali

Vend i bukur dhe i mjere
Shtepit bosh pa djem ne dere
Djemte jane ne rruge te gurbetit
Nuset flasin vet me vetin

Rrajca jone Rrajce me halle
Je per kenge e je per valle
Je si nuse me duvak
Je me burra per konak

Te dua Rrajca ime te dua
Te duame gure drure
Me lume kroje e perrua
Te dua Rrajca ime te dua

Dhe pse ne bote emigrojne
Djemte e tu nuk te harrojne
Do te kthehen e do gezojne
Do luajn valle e do kendojne

Do te kthehen djemte tane
Se harrojne kurre vatane
Por si Rrajca jone e vjeter
S'Gjen ne bote shoqe tjeter

Te dua Rrajca ime te dua
Me gure ,drure, lumenj e perrua
Likopather e me Dardhe
Kovanik e Qish te bardhe

Dita jone po vjen e mbare
Do te kthehemi ne behar
Do te vijme te gjith nje dite
Te gezohen njerzit
Dhe te gezohen shtepite

Vija e lumit

Text Selec
Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.t Disable

Frymezime te natyres rrajcare


Text Select Disable

Një jetë në valle. - Kushtuar “Artistit të Merituar” Sadi Halili





Kushdo që ka njohur dhe dëgjuar për fshatin Rrajcë të rrethit të Librazhdit, patjetër që ka dëgjuar edhe për valltarët virtuozë të këtij fshati, aq të përmendur në të gjithë Shqipërinë. Është vërtetë një çudi, është ndoshta rasti më i rrallë edhe në botë, që të ketë në një fshat si Rrajca, ku vallja kërcehet në çdo shtëpi e në çdo vatër, që nga më i vogli dhe deri tek më plaku 80, 90 apo 100 vjeçar.
Deri në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar, vallet në Rrajcë kërceheshin nëpër ceremoniale fetare dhe festa të ndryshme familjare si fejesa, dasma etj. Për herë të parë rrajcarët u organizuan si grupe në vitin 1949, në një aktivitet (festival) kombëtar, ku mori pjesë dhe Rrajca, e cila fitoi dhe Çmimin e Parë.
Në një mjedis të tillë u lind Artisti i Merituar Sadi Halili më 20.06.1944, në fshatin Sutaj (Komuna Rrajcë) në rrethin e Librazhdit. 
Që në vitin 1952, kur Sadi