Showing posts with label Rrajce fushe. Show all posts
Showing posts with label Rrajce fushe. Show all posts

VENDBANIME DHE MATERIALE PARAHISTORIKE NGA RRETHI I LIBRAZHDIT

Ilir GJIPALI

   Në këto vitet e fundit në zonën e Librazhdit janë bërë një sërë ekspeditash përnjohëse, për evidentimin e qendrave të ndryshme arkeologjike të këtij rrethi. Në sa je të tyre, në hartën arkeologjike të kësaj zone, janë shënuar shumë qendra të periudhave të ndryshme të prehistorisë, të atìtikitetit ilir dhe të mesjetës. Më mirë deri tani është gjurmuar krahina e Qukësit dhe e Prrenjasit.


          Do të kumtoj këtu vetëm për disa vendbanime neolitike dhe të epokës së hershme të hekurit, të cilat më duken se paraqesin interes të veçantë për studimin e prehistorisë dhe të protohistorisë së zonës së Librazhdit .Gjithashtu do të fias dhe për disa materiale të hershme ilire, të cilat ruhen në muzeun e rrethit.
    1.
     Vendbanimi neolitik i Rrajcës 
Në Rrajcë-fushë afër Prrenjasit, gjatë punimeve bujqësore, dalin herë pas here mbi sipërfaqe, materiale të ndryshme arkeologjike, të përfaqësuara kryesisht nga fragmente qeramike primitive, të cilat nga Ilir Gjipali kësit, por dallon prej saj nga fakti, se Rrajca nuk e njeh akoma qeramikën e pikturuar të stilit të pjekur starçevian të Kolshit I. Mungesa e kësaj të fundit, le për të menduar se Rrajca kronologjikisht duhet të jetë më e hershme nga Kolshi I, bile edhe nga Vashtëmia e Korçës, ku qeramika e pikturuar, sic dihet, përfaqëson një nga elementët karakteristikë të tyre.
    2.
   Vendbanimi i Qukës-Shkumbin 
Si në Rrajcë edhe këtu, dalin vazhdimisht mbi sipërfaqe, gjatë punimeve bujqësore fragmente të konsiderueshme qeramike prehistorike. Ne kemi mbledhur mjaft prej tyre. Duke e krahasuar materialin sipërfaqësor të Qukës-Shkumbinit me atë të Rrajcës, kemi vënë re, se përveç elementeve që i bashkojnë këto dy vendbanime, Qukës-Shkumbini përmban dhe qeramikë, e ella nuk ndeshet në Rajcë dhe që sipas veçorive të teknikës së punimit, tipologjisë dhe dekorit, duhet t'i përkasin periudhave më të vonshme nga neoliti. Disa fragmente, midis të cilave dhe një vegje horizontale, afrojnë mjaft me ato të epokës së bronzit të Maliqit. Kjo përbërje heterogjene e materialit sipërfaqësor të Qukës-Shkumbin, me përkatësi kronologjike të ndryshme, le për të supozuar se këtu duhet të kemi të bëjmë me një vendbanim disa shtresash. Sidoqoftë këtë duhet ta sqarojnë gërmimet e ardhshme sistematike.
    3.
    Shpella e Pishkashit 
Një rëndësi të veçantë për studimin e zhvillimit prehistorik të zonës së Librazhdit, paraqesin vendbanimet shpellore të Pishkashit. Ato ndodhen përballë qendrës së minierës. Nga të gjitha shpellat e këtij masi vi, ne gjurmuam vetëm tre prej tyre. Ato janë të përmasave të vogla dhe mund të marrin jo më tepër se 12-14 vetë. Mbi sipërfaqen e këtyre am.bienteve të banuara shpellore, u mblodhën disa fragmente qeramike prehistorike, me teknikë punimi mjaft primitive. Mungesa e fragmenteve që mund të lejonin riprodhimm grafik të enëve si dhe e atyre me zbukurime, nuk lejon që të japim këtu, një vlerësim të saktë kronologjik dhe kulturor të këtij materiali. Kjo do të arrihet vetëm pasi të jenë bërë gërmime stratigrafike në këto shpella.
   4.
    Vendbanimi i fortifikuar në Qukës-Skënderbe.
Ky vendbanim gjendet në perëndim të rrugës automobilistike kur shkon për në Prrenjas, duke kaluar në afërsi të urës së Bushtricës, që të çon në fshatin me të njëjtin emër. Mbi këtë fshat, në një nga të tre kreshtat e malit lartësohen muret e kalasë.    Vetë pozicioni i kësaj pike dominuese (rreth 1500 m.) lejon të kontrollohet gjithë gryka e Shkumbinit dhe territori përreth. Përveç mureve, materiali tjetër arkeologjik nuk u gjet mbi sipërfaqe. Muri rrethues qarkon majën e kreshtës në formë vezake të kodrës me përjashtim të anës lindore ku terreni është shumë i thyer e i pangjitshëm. Muret duken mjaft mirë në anën jugore, j ugperëndimore e perëndimore, kurse në drejtim të veriut ato dallohen shumë pak e vende vende ndërpriten. Në qoshen lindore ku fillon muri, në një distance prej 7 m nga shkëmbi natyral gjëndet një hyrje e vogël prej 1 m.
    Në krahun perëndimor me drejtim JL-VP muri vazhdon deri në gjatësinë 70-80 m; më tej ai ndërpritet e nuk ndiqet më. Në anën veriore kalaja përfundon me shpellën e Skënderbeut dhe më tej shtrihet kreshta e Firës së Madhe. Muri është ndërtuar me blloqe guri të papunuar, të vendosur pa një rregull të caktuar njëri mbi tjetrin në të thatë. Midis gurëve krijohen hapësira të çrregullta, të cilat nuk janë mbushur. (fig. 1). Blloqet janë të një madhësie mesatare, e rrallë ka të mëdhenj (30 X 50 cm) etj. Lartësia e ruajtur e mûrit në anën jugore arrin 1,45 m, në disa vende të tjera deri 2-2,5 m. Gjerësia është 2,1 m. Duke u nisur nga veçoritë teknike të ndërtimit të mureve, mendojmë se ky vendbanim duhet vendosur në grupin e qendrave të fortifikuara ilire të periudhës së hershme të hekurit. Sipërfaqja e vogël e saj, si dhe mungesa e materialit arkeologjik, lë për të kuptuar se këtu duhet të kemi të bëjmë më tepër me një vend-strehim të përkohshëm të popullsisë përreth, se sa me një vendbanim të qëndrueshëm
   * ♦ *
    Midis materialeve prehistorike që ndodhen në muzeun e rrethit, tërheqin vëmendjen disa gjetje të rastit prej bronzi, të ruajtur në gjendje relati visht të mirë. Këto janë një sëpatë dy tehëshe, një shpatë, një majë shigjete bronzi dhe një përkrenare.Sëpatë bronzi dy tehëshe (Tab. I, 5), gjetur në Polis të Librazhdit në vitin 1971. Sëpata ka formë drejtkëndëshe, me brinjët e zgjatura lehtë të harkuara përbrenda dhe prefëse konvekse. Brima ku futet bishti është vezake, me buzë të profiluara. Në të dy anët e njërës brimë (majtas e djathtas) ngrihen tëmtha cilindrikë. Sëpata është e gjatë 21 cm, kurse gjerësia e tehut tek prefsja - 7 cm., ndërsa në pjesën më të ngushtuar të saj - 3,2 cm. Tëmthat cilindrikë me diametër 1 cm., dalin 0,6 cm. në sipërfaqe. Vrima vezake i ka diametrat me këto përmasa: 3,4x2,2 cm. Sëpata të tilla të ngjashme, me origjinë tipologjike egjeane, përveçse në Shqipëri, janë të njohura edhe në Epir, Maqedoni, etj., pavarësisht se ekzemplari i Polisit me tëmthat e tij cilindrik duket se përfaqëson një variant të veçantë, të panjohur deri tani në grupin e sëpatave dytehëshe. Si kohë ajo i përket fundit të periudhës së bronzit, rreth shek. XIII-XII p.e.sonë.   
   Shpatë prej bronzi e tipit të ashtuquajtur me dorezë në formë g juhe (Tab. I, 6). U gjet gjatë punimeve bujqësore me traktor në Rashtan ' (në afërsi të Prrenjasit). E gjithë gjatësia e shpatës është 67 cm., tehu i saj 58 cm. i gjatë, zgjero bet lehtë në afërsi të majës.
  * Ajo nuk ka kurriz në mes, siç e kanë zakonisht shpatat e këtij tipi, por vetëm dy kanale gjaku për gjatë prefëseve që bashkohen në majën e shpatës. Gjerësia e tehut tek supet e dorezës është 2,5 cm. kurse në afërsi të majës së saj 2,9 cm. Doreza ka tre perçina lidhje, dy në mbrojtësen e saj dhe një në mbajtëse. Kjo shpatë për nga forma paraqet një variant të panjohur me sa dimë, në grupin e shpatave me dorezë në formë gjuhe të zbuïuafa në vendin tonë. Më afër qëndron ajo për nga forma, me shpatën e Kakavisë së Dropullit të Sipërm dhe me atë të Dukatit të Vlorës, pavarësisht nga ndryshimet në përmasa dhe në trajtimin e tehut. Si tip shpata i përket fundit të epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit, d.m.th. rreth shek. XII-XI p.e.sonë.
    Kësaj periudhe i përket dhe një majë shigjete bronzi me tehun prizmatik, tip ky mjaft i përhapur në këtë kohë në territorin e Shqipërisë (Tab. I, 7).
   Përkrenare Ilire (Tab. I, 8). Është gjetur në Rrajcë në gjendje mjaft të mirë, me disa dëmtime të vogla. Forma e kokës është vezake, ndërsa hapësira e fytyrës - trapezoidale. Ka këto përmasa: gjatësi dhe gjerësi maksimale 27 x 23 cm.; Hapësira e fytyrës në vijën ballore është 10 cm. Mbrapa përkrenarja përfundon me një strehë të shkurtër 2 cm., e cila pjesërisht mbron qafën. Mbi ballin e përkrenares fillon kreshta e përbërë nga dy kurrize, që përfundon mbrapa kokës, 3 cm. sipër strehës. Çarja e mbiveshëve është këndore. Buzët e trapezit të fytyrës, të parafaqeve dhe të pjesës mbrojtëse të zverkut, i përshkon si një tegel një shirit i hollë, me fushë të zbukuruar me rrathë të thelluar. Përkrenare të tilla janë të njohura në gjithë Shqipërinë, të paktën që nga shek. V p.e.sonë, por që vazhdojnë të jenë në përdorim deri në shek. II p.e.sonë.
   Krahas materialeve që përshkruam, në muze ndodhen edhe mjaft objekte të tjera metalike dhe prej balte të pjekur, që u përkasin periudhave të vona historike. Këto janë disa maja heshtash, enë balte me vernik të zi, terrakota, monedha bronzi, vegla pune prej hekuri, të gjetura në pika të ndryshme të rrethit, si në Spardhar, Kotodesh, Prrenjas, Rajcë, Orenjë etj.? dhe që datohen nga shek. III p.e.sonë e deri në mesjetë. Vendbanime dhe materiale të reja prehistorike. Të gjitha këto materiale si dhe vendbanimet prehistorike apo protohistorike për të cilat sapo referuam shkurtazi në këtë kumtesë, me karakter më tepër informativ, tregojnë qartë se zona e Librazhdit me kushte të përshtatshme fiziko-gjeografike ka qenë e banuar pa ndërprerje që nga periudhat më të hershme të neolitit. Gjurmimi i mëtejshëm arkeologjik i kësaj zone, si dhe gërmimet sistematile që do të ndërmerren në të ardhmen, do t'i zgjerojnë dhe thellojnë më shumë njohuritë tona mbi zhvillimin historiko-kulturor të krahinës së Librazhdit.
   

TË DUA RRAJCA IME TË DUA-

Poezi nga Ilir Tarushi kushtuar Rrajcës

Rrajca jone Rrajc e madhe
Je e bukur por me shum halle
E ke fushen e ke malin
E ke ujin si kristali

Vend i bukur dhe i mjere
Shtepit bosh pa djem ne dere
Djemte jane ne rruge te gurbetit
Nuset flasin vet me vetin

Rrajca jone Rrajce me halle
Je per kenge e je per valle
Je si nuse me duvak
Je me burra per konak

Te dua Rrajca ime te dua
Te duame gure drure
Me lume kroje e perrua
Te dua Rrajca ime te dua

Dhe pse ne bote emigrojne
Djemte e tu nuk te harrojne
Do te kthehen e do gezojne
Do luajn valle e do kendojne

Do te kthehen djemte tane
Se harrojne kurre vatane
Por si Rrajca jone e vjeter
S'Gjen ne bote shoqe tjeter

Te dua Rrajca ime te dua
Me gure ,drure, lumenj e perrua
Likopather e me Dardhe
Kovanik e Qish te bardhe

Dita jone po vjen e mbare
Do te kthehemi ne behar
Do te vijme te gjith nje dite
Te gezohen njerzit
Dhe te gezohen shtepite

Hamit Osman Hallidri-nje figure patriotike atdhetare fisnike Rrajcare

Miq ne kete artikull do tju tregojme nje figure patriotike atdhetare fisnike dhe burri i mencur qe ka patur koha ne vitet 1883 e me pare .Ky eshte Hamit Osman Hallidri, qe solli per here te pare Abetaren e ligjitimuar nga drjtshkrimi ne Kongresin e Manastirit gjithsej 6 cop ,qe ishin te ndaluara nga porta e larte Turke .
Per kete akt trimerie patriotike Fisnik ,ku ju mohua per vite te tera nga Regjimi totalitar ,
Ky burre hapi shkolle per here te pare.
I diplomuar në Stamboll ,për mësuesi dhe teologji për imam,DY DEGE.
Por gjuhën turke nuk e dha mësim popullit të tij
per kët arsye u spiunua nga nje keshilltar e pushua nga puna ,Sa vrau keshilltarin spiun .pe kete beri ne stamboll 12 vjet burg.
Le ta mesoje sot brezi ri dhe un dhe ti
se kush i solli Rrajces abetaren e pare
nga Manastriri dhe hapi shkolle dha mesim.


Poezi 

Hamit Hallidri s'ben me nena
per gjith ate te mira ,per ato bema,
patriot e fisnik ,ta kerkosh me qiri 
burre te tille ,Rrajces nuk i vijne.
Burre i paster i shkolluar
ne stamboll i dipllomuar
per dy dege qe ne at kohe
per Mesusi e imam per hoxhe.
Pe mesues per gjuhen turke u dipllomu
ne rrajce nuk e para shtroi
per kete mori vrejte
nga keshilltari i Stambollit.
per kete beri debat ,
sa keshilltarin nuk ja zgjat
nxjerr naganti me burreri
e vret mu ne xhami.
per kete gjest qe per ne eshte fisnik
por per porten e larte pabesi ,
ne gjyq e pyeten pse ne gjuhe turke s'jep mesim
Nuk eshte gjuha e popullit tim.
Gjuha shqipe juaj e ndaluar
per gjuhen turke te kemi dipllomuar
Hamiti me zgjuarsi ate gjuhe e kam per ju,
gjuhen shqipe ka populli im ,ate me ka mesuar babai im.
Per kete u denua me te perjecem burgim
dhe beri 12 vjet ne stamboll , izolim,
por me disa patriote qe ishin brenda shoke.
ne nje nate ike u arratisne e cane ate rrethim.
Dhe kur erdhi ne qaf thane populli kish dale,
me gezim me kenge e valle
Me kale mbuluar me qilim e sexhade
me daulle cula (piska ) e cigane ,u gezuan dhe malet.

FAKTE DHE TE VERTETA HISTORIKE MBI BETEJEN E PARE TE SKENDERBEUT NE FUSHEN E DOMOSDOVES (TERVIOLLIT)

E VERTETA MBI BETEJEN E PARE TE SKENDERBEUT NE FUSHEN E DOMOSDOVES (TERVIOLLIT

Një lexues, që leximin e librave nuk e ka vetëm për kënaqësi e kureshtje, por edhe për interesa studimore, një pjesë të materialeve i gjen kryesisht te librat e rekomanduar si dhe te leximet e rastit. Fati dhe rastësia e solli që unë të lexoj librin “Beteja e Torviollit” (Tiranë 1963), i cili, ndonëse ishte botuar rreth 50 vjet më parë, për mua ishte krejt i panjohur. Shkas për gjetjen e këtij libri u bë botimi në gazetën “Shqip” (datë 09.12.2011) i artikullit tim: “Fusha e Torviollit, apo Fusha e Tri Vjollëve”, që kishte si qëllimi promovimin e një artikulli të shkruar vite më parë nga z. Shahin Zharri me titull: “Ku ndodhet Fusha e Torviollit”, e cila për z. Zharri ishte Fusha e sotme e Domosdovës. Artikulli solli reagime nga lexues të ndryshëm, të cilat, siç është e natyrshme, disa qenë pro dhe disa kundra artikullit në fjalë. Shumica e opinioneve më erdhën nëpërmjet faqes së internetit, ku pjesa më e madhe e tyre ishin nga persona të panjohur. Për fatin tim të mirë, nëpërmjet postës elektronike më erdhi edhe një e-mail nga zoti Ramazan Kica, studiues dibran, i cili më vinte në dijeni për ekzistencën e një libri kushtuar betejës së Skënderbeut të vitit 1444, të titulluar “Beteja e Torviollit”, që kishte si autor Kolonel Dilaver Radëshin. Zoti Kica ma vuri në dispozicion librin në fjalë, që, për hir të së vërtetës, ishte një surprizë e këndshme për mua, pasi unë nuk dija asgjë për ekzistencën e këtij libri dhe as për autorin e saj.

* * *
Disa kërkime paraprake më dhanë mundësinë që unë të njihesha më mirë me jetën e autorit të librit “Beteja e Torviollit”, se kush ishte Dilaver Radëshi, cila ishte veprimtaria e tij studimore dhe si ndryshoi jeta e tij në mënyrë tragjike pas viteve ‘60. D. Radëshi kishte qenë pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas saj ai kishte vijuar studimet e larta në një prej Akademive Ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik. Gjatë karrierës së tij u gradua Kolonel dhe punoi për disa vite në Ministrinë e Mbrojtjes. Kolonel Radëshi kishte një pasion të veçantë studimin dhe hulumtimin e ngjarjeve historike, të cilave u kushtoi disa libra, si: “Beteja e Torviollit” (Tiranë 1963), “Beteja e Drinit dhe Oranikut” (Tiranë 1964), “Inkursioni luftarak i Brigadës” (Tiranë 1964).
Vepra e tij më e njohur, e cila i dha një famë të menjëhershme, ishte libri “Beteja e Torviollit”. Libri ishte i shtypur në format të vogël dhe kishte një tirazh prej 3000 kopjesh. Në libër, përmes burimeve dokumentare, fakteve, argumenteve dhe literaturës shkencore, autori kishte arritur në përfundimin se beteja e Skënderbeut e vitit 1444, e ashtuquajtur “Beteja e Torviollit”, ishte zhvilluar në Fushën e sotme të Domosdovës. Fill pas botimit libri pati një jehonë të madhe në rrethet akademike, por edhe te lexuesit e thjeshtë. Suksesi i librit ndikoi edhe në futjen e tij si libër mësimor dhe tashmë ai studiohej nga nxënësit e shkollave. Teksti “Historia e Shqipërisë” e klasës së 6-të (Tiranë 1966), e hartuar nga prof. Stefanaq Pollo, përcaktonte se beteja e Skënderbeut e vitit 1444 ishte zhvilluar në Fushën e Domosdovës.
Në vitin 1966, pas heqjen së gradave në ushtri, Kolonel Dilaver Radëshi pati përplasje me regjimin e kohës dhe jeta e tij ndryshoi në mënyrë tragjike. Në një mbledhje që u zhvillua në zyrën e shefit të Shtabit të Ushtrisë shqiptare, Petrit Dume, ai kundërshtoi hapur heqjen e gradave dhe arrestohet në “emër të popullit”. Kol. Radëshit i vunë hekurat aty në sallë dhe e dërguan menjëherë në burgun e Tiranës. Pas një gjyqi të inskenuar, Dilaveri u dënua me 18 vjet burg. Pas burgosjes atij iu hoqën librat nga qarkullimi, duke përfshirë edhe librin “Beteja e Torviollit”. Çuditërisht, bashkë me dënimin e autorit, u “dënua” edhe fusha ku ishte zhvilluar beteja e Skënderbeut e vitit 1444 (?!). Tashmë, disa historianë e kishin “transferuar” fushën ku ishte zhvilluar beteja e famshme e Skënderbeut, nga Domosdova në trevat e Dibrës.
* * *
Historianët që janë marrë me betejat e Skënderbeut, në lidhje me betejën e vitit 1444, e cila ishte një nga betejat më të rëndësishme dhe më vendimtare që Skënderbeu zhvilloi kundër ushtrisë osmane, kanë pasur mendime të ndryshme për vendin se ku u zhvillua kjo betejë. Disa mendojnë se ajo është zhvilluar në fFushën e sotme të Domosdovës (Përrenjas) dhe disa të tjerë se ajo ka qenë zhvilluar në trevat e Dibrës. Në tekstin e librit “Historia e Popullit Shqiptar”, Vol. 1 (Tiranë 2002), në lidhje me këtë betejë (të vitit 1444), shkruhet: “Beteja u zhvillua… në fushën e palokalizuar (nënvizimi im – A.A.) të Dibrës së Poshtme. Qysh nga shek. XVIII, nëpërmjet veprës së Xh. Biemit, ajo njihet në historiografi me emrin Beteja e Torviollit dhe po kështu si datë të saj ai përmend 29 qershorin e vitit 1444” (faqe 406). Nga leximi i këtij fragmenti do të veçojmë tre fakte: e para, që fusha është ende e palokalizuar; e dyta, që emri i fushës, e cila është quajtur “Torvioll” (?!) dhe data (29 qershor), janë nxjerrë nga libri“Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh” , të autorit të shek. të 18-të, Xhammaria Biemi; dhe e treta, që beteja është zhvilluar në Dibër të Poshtme.
1. Për këtë ngjarje, betejën e vitit 1444, janë hartuar shkrime e libra nga autorë të ndryshëm, të cilët, për vendin se ku është zhvilluar kjo betejë, siç e përmenda edhe më sipër, kanë pasur dhe kanë mendime të kundërta nga njëri-tjetri, ndaj ajo akoma ka mbetur e “papërcaktuar”, apo e “palokalizuar”, siç shkruhet në tekstin e Historisë së Shqipërisë.
2. Për sa kohë që burime të mirëfillta për historinë e Skënderbeut merren nga libri i një autori si Xh. Biemi, vepra e të cilit është vlerësuar si “vepra mashtruese e hileqare” dhe vetë autori i saj është etiketuar si falsifikator (F. Babinger : “Fundi  i arianitëve”, Tiranë 2004), qoftë data (29 qershor), qoftë emri i vendit (“Torvioll”), që janë dhënë prej tij, nuk mund dhe nuk duhet të merren në konsideratë.
3. Për vendin se ku është zhvilluar beteja e vitit 1444 do të ndalemi më gjatë, pasi ky është edhe qëllimi i shkrimit tonë.
Libri i Kolonel Dilaver Radëshit, “Beteja e Torviollit” i bën një analizë të thellë shkencore betejës së Skënderbeut të vitit 1444. Përmes burimeve dokumentare, fakteve, argumenteve dhe literaturës shkencore, ai dëshmon se beteja e vitit 1444 u zhvillua në Fushën e sotme të Domosdovës.
Radëshi, ashtu si shumë historianë të tjerë shqiptarë, një pjesë të burimeve për hartimin e librit të tij, gabimisht i ka mbështetur te libri i Xh. Biemit, duke rënë pre e mashtrimeve të abatit breshian. Çuditërisht, duke parë bibliografinë e paraqitur prej tij, për hartimin e librit “Beteja e Torviollit”, ndonëse Kol. Radëshi ka pasur në dispozicion edhe librat e dy prej kritikuesve më të mëdhenj të veprës së Biemit, Frans Babinger (“Das Ende des Arianiten”) dhe Kurt Ohli (“Eine Gefalschte Retdoltinkunavel”), ai çuditërisht nuk i ka përfillur kritikat e studiuesve gjermanë, çka përbën edhe një të metë të madhe të librit. Çështja “Biemi” në historiografinë botërore kishte përfunduar qysh në vitet ’30 të shekullit të 20-të, teksa prifti breshian ishte shpallur si falsifikator profesionist. Por Radëshi nuk ka mbetur skllav vetëm i burimeve të Biemit. Ai ka marrë informacione edhe nga autorë të tjerë shumë më seriozë dhe të besueshëm, si janë p.sh., autorët shqiptarë, Dilaver Radëshi, Dhimitër Frëngu dhe Gjon Muzaka, që kanë qenë edhe bashkëkohës të Skënderbeut. Janë pikërisht këto burime të autorëve arbër të sipërpërmendur, të cilat e bëjnë librin e Radëshit tejet dinjitoz dhe të besueshëm.
Për të përcaktuar vendin e betejës, Koloneli i bën një analizë të gjerë të gjitha elementeve të saj, duke filluar që nga vendi i nisjes së ushtrisë turke (Shkupi), rruga që ndoqi kjo ushtri, qëllimi i mësymjes, strategjia e përdorur etj. Të gjitha informacionet për rrugën e ndjekur nga turqit ai i merr nga Barleti. Dhe është pikërisht Barleti ai i cili i jep informacionin e parë, se beteja e vitit 1444“u zhvillua në Dibrën e Poshtme, 80 mijë këmbë nga Kruja” (faqe 13). Duke kërkuar vendin se ku shtrihej Dibra e Poshtme dhe për të përcaktuar vendin ku u zhvillua beteja, Koloneli shkruan:“të shohim se ku na drejton Barleci” (faqe 13). Ai analizon informacionet e marra nga Barleti, Muzaka etj., për të përcaktuar shtrirjen e territorit të Dibrës mesjetare, si dhe për të përcaktuar kufirin se ku ndahen dy trevat, Dibra e Sipërme dhe Dibra e Poshtme. Kufirin e dy Dibrave, shkruan ai, “duhet ta kërkojmë në një truall më të gjërë se ai i sotmi. Duke u nisur nga përcaktimi i Barlecit se Dibra e Poshtme ishte në kufi të principatës së Kastriotëve… mund të mendohet se Drini ka qenë kufiri që ndante të dy Dibrat mesjetare” (faqe 14). Radëshi është shumë i vëmendshëm ndaj të dhënave që jepen për vendet dhe fshatrat që ndodhen në Dibrën e Poshtme dhe të atyre që ndodhen në Dibrën e Sipërme, dhe për këtë ai i referohet përsëri Barletit, i cili sipas Radëshit, kur “flet për Sfetigradin, që ndodhet 30 km në perëndim të Strugës, në krahë të djathtë të Drinit të Zi, thotë se ndodhet në Dibër të Sipërme, ndërsa për Modriçin, që ndodhet 22 km në veriperëndim të Strugës, në të majtë të Drinit, thotë se ndodhet në Dibër të Poshtme… Barleci na tregon edhe një vend tjetër që gjendet në Dibër të Sipërme dhe ky është ‘Oraniku. Midis Strugës dhe Ohrit, sot kemi një fshat të quajtur Oranik’ (faqe 13-14)… Barleci na thotë gjithashtu se Skënderbeu, pasi çliroi Krujën dhe kështjella të tjera… zbriti në Dibër të Poshtme, ku u takua me Moisinë” (faqe 14). Pra, është e qartë vendndodhja e dy Dibrave mesjetare: Dibra e Sipërme shtrihej në krah të djathtë të rrjedhës së lumit Drin dhe Dibra e Poshtme në krahun e majtë të lumit. Por Koloneli, për përcaktimin e dy Dibrave, të Sipërme e të Poshtme, i referohet edhe burimeve të tjera, siç janë ato të Gjon Muzakës, i cili kishte një njohje të mirë të viseve dhe pronave të familjeve princërore të Arbërisë të shek. 15-të. Në lidhje me burimet e Despotit të Beratit, Radëshi shkruan se: “Gjin Muzaka, një bashkëkohës i Skënderbeut, na jep një informatë më të saktë. Ai thotë: ‘Moisi Golemi quhej i Dibrës, pasi pronat e tij i kishte në Dibër. Vendi i tij shtrihej në një pjesë të Çermenikës dhe të Mokrës’…” (faqe 14). Radëshi, duke u mbështetur nga të dhënat që japin Barleti dhe Muzaka, e zgjeron shtrirjen e Dibrës së Poshtme deri në Shqipërinë e Mesme dhe sipas tij: “s’ka dyshim se Gryka e Shkumbinit nga Qafa e Thanës dhe deri në Elbasan, ka qenë pjesë e Dibrës së Poshtme” (faqe 14).
Një rëndësi të veçantë në librin e tij, Kolonel Radëshi i ka dhënë lëvizjes që ka bërë ushtria turke dhe rrugën që ajo ka përshkuar për t’u futur në trojet shqiptare. Të dhënat i ka marrë nga historiani turk, Ashik-Pasha Zade, i cili shkruan se sulltan Murati II urdhëroi komandantin e forcave turke të Shkupit, Isa Beun, që të sulmonte viset e Arbërisë. Ushtria turke, shkruan Radëshi, “kishte mundësi ta sulmonte Shqipërinë dhe ta rrethonte Krujën nga dy drejtime kryesore: i pari Kostur-Korçë-Grykë Shkumbinit-Elbasan-Krujë dhe e dyta Manastir-Dibër-Tiranë-Krujë. Në këto drejtime janë sulmuar herë pas here Shqipëria në kohën e Skënderbeut. Drejtimi i përgjithshëm dhe kryesor ka qenë ai i Grykës së Shkumbinit” (faqe 11).
Kolonel Radëshi, duke përshkruar rrugën që ndoqi ushtria turke, e cila zgjodhi rrugën e Grykës së Shkumbinit, ka nxjerrë përfundimin se beteja e Skënderbeut e vitit 1444 u zhvillua në Fushën e sotme të Domosdovës.
Për të mbështetur tezën e tij të Fushës së Domosdovës, ai sjell tetë argumente:
E para, për sa i përket anës taktike, Qafa e Thanës dhe Fusha e Domosdovës, shkruan Radëshi, “janë vende shumë të përshtatshme për luftë të befasishme… Nga ana strategjike ky drejtim është i përshtatshëm, sepse të fut në thellësi të Shqipërisë dhe të çon në Durrës, në bregdetin e Adriatikut, më lehtë dhe më shpejt se drejtimet e tjera dhe e ndan Shqipërinë në dy pjesë”  (Faqe 18);
Së dyti, burimet historike thonë se pothuajse të gjitha ushtritë turke kanë hyrë në Shqipëri në drejtim të Grykës së Shkumbinit, pasi si: “Sulltan Murati II, më 1450, dhe Mehmeti II, më 1466, 1467 dhe 1478, me forca të mëdha ushtarake kanë hyrë në Shqipëri po nga ky drejtim” (faqe 18);
Së treti, rruga e hyrjes së forcave turke në drejtim të Shkumbinit bëhet sipas Radëshit, pasi: “mund të arrihet në Krujë më lehtë e më shpejt se në drejtim të Dibrës” (faqe 18);
Së katërti, forcat e ushtrisë turke nuk mund të futeshin në drejtim të Dibrës, pasi “nuk ka rrugë të përshtatshme për furnizimin e ushtrisë dhe është i ndërprerë nga një sërë vargmalesh të pakalueshme, siç janë vargu i maleve në lindje të Dibrës së Madhe, të Matit dhe në veri të Krujës” (faqe 18);
Së pesti, një tjetër faktor është terreni shumë i vështirë i Dibrës dhe i pasigurt për ushtrinë turke, pasi “vendet përreth Luginës së Drinit të Zi, që prej Strugës e deri në Dibër, dhe rreth luginës së lumit të Radikës, që prej Gostivari deri në afërsi të Dibrës, janë dy drejtime jo të përshtatshme për veprime luftarake, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, turqit nuk mund të futeshin thellë në drejtim të Dibrës dhe të linin pas shpine garnizonin e fortë të Skënderbeut, Sfetigradin” (faqe 18);

Së gjashti, forcat shqiptare, të komanduara nga Ajdin Muzaka dhe Moisi Golemi, gjatë sulmit provokativ që ata i bënë ushtrisë turke në afërsi të Ohrit para betejës vendimtare, dy gjeneralët luajtën rolin e të “mundurit” dhe, duke i tërhequr forcat turke drejt planit të tyre. Ndaj ata, sipas Radëshit, “nuk u tërhoqën gjatë Drinit …por nëpërmjet Qafës së Thanës, në drejtim të Grykës së Shkumbinit” (faqe 22);
Së shtati, Skënderbeu kishte një rrjet informacioni shumë të përsosur, fakt ky që është i vlerësuar nga të gjithë historianët që janë marrë me jetëshkrimin e tij. “Biografët e Skënderbeut, shkruan Koloneli në librin e tij, shkruajnë se një nga faktorët që ndikonte në fitoret e shumta të tij qe zbulimi, pasi ai kishte informatorë në tërë tokën turke deri në Edrene” (faqe 9-10). Skënderbeu, sipas Radëshit, kishte marrë informacion se “ushtria turke do të hynte në Shqipëri nga drejtimi i Manastirit… dhe u nis në drejtim të Ohrit” (faqe 11);
Së teti, një tjetër argument për Kolonel Radëshin janë burimet popullore, si legjendat për Skënderbeun dhe toponimet që lidhen me emrin e heroit: “Për të përjetësuar luftërat në këtë krahinë, shkruan Koloneli, një varg vendesh na kanë mbetur sot me emrin e Skënderbeut. Kjo krahinë është plot me toponime e legjenda që lidhen me emrin e Skënderbeut. Këtu është fshati Skënderbe, Shkalla e Skënderbeut në veri të fshatit Rrajcë,
Hamza Kastrioti në të majtë të Shkumbinit dhe Shpella Skënderbe, në jugperëndim të Bërzeshtës. Këto toponime, si dhe gojëdhëna popullore, dëshmojnë se këtu janë zhvilluar luftime me turqit” (faqe 17).
Një vlerë të veçantë, librit të Kolonel Radëshit i japin hartat apo skemat, siç i quan ai. Autori ka përdorur 6 skema, që i emërton ato “Skema Nr. 1”, “Skema Nr. 2”, “Skema Nr.3” etj. Skemat pasqyrojnë fazat e zhvillimit dinamik të betejës. Në skemën e parë pasqyrohet harta fizike e Fushës së Domosdovës dhe e fshatrave përreth saj. Në skemën e dytë jepen lëvizjet e dy ushtrive dhe ndeshja e parë me turqit, e cila, sipas autorit, u zhvillua në rrethinat e Strugës. Në skemën Nr. 3 janë vendosur në fushë dy ushtritë përballë njëra-tjetrës, të gatshme për të filluar betejën, e cila sipas Radëshit, u zhvillua në tri etapa. Etapa e parë, e cila është pasqyruar në skemën Nr. 4, u zhvillua “për të shkaktuar rrëmujë në rrjeshtimet e të dy palëve dhe për të zbuluar aftësitë luftarake të ushtrive” (faqe 30). Etapa e dytë e betejës, që pasqyrohet në skemën Nr. 5, paraqet sulmin frontal e të dy ushtrive. Skema Nr. 6 pasqyron etapën e tretë dhe të fundit të betejës, ku Skënderbeu, siç e përshkruan Koloneli në librin e tij, po u qëndronte me vështirësi “sulmeve të njëpasnjëshme të turqve… (dhe) Hamza Kastrioti me 3000 kalorësit e tij doli si vetëtima nga pylli dhe e goditi të befasi të plotë, në shpinë ushtrinë turke… (faqe 36).

Me Sadine te pare... (Rekuiem)





Moj vallja rrajcare, 
Ke ke nene e babe?! 
Apo neper shekuj, 
Vjen si nje balade?! 
Moj, pse rri menduar , 
C'hall vallë te ka zene?
 -Te parin e valles, 
S'po e shoh ne kembe! 
Dhe Sadiut zemra, 
Plot hare I shperndan. 
Hapi prape I dridhet, 
E tund gjithe dynjane. 
Me Mua kudo , 
Do jete Si termet, 
Hapi I tij s'do ndalet, 
Do ngrije lume e det. 
Ndaj une jam krenare 
Dhe ngrihem 
Si dallge, 
Me keta djem e vajza 
E me Sadine te parë. 
Do bucas ngahera 
Do ngre dhe nga varret. 
Vallen prape ta heqin, 
                                        Njesoj 
                                        Si te gjallet. 



Mimoza Vasku, Tiranë , 2015

Vija e lumit

Text Selec
Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.t Disable

RRAJCA-NDERI DHE KRENARIA E LIBRAZHDIT

Rrajca, eshte zona ne veri-lindje te rrethit Librazhd. Sapo rruga automobilistike, le qytetin e Prrenjasit..aty ne te dyja krahet e rruges...do te gjenden familjet rrajcare, me tutje ne Rr.Qender, aty ku dikur ishin zyrat e adminstrimit, sot komuna e Rrajces.Kur zbret nga Qafa e Thanes, menjehere te bie ne sy, fusha e Domosdoves dhe lugina e Rrajces ne te djathte, ndersa ne te majte fsh.Urake dhe Kotodesh. Rrajca, eshte bere e njohur kudo per kulturen e saj, popullore shume te pasur.
       Rrajca ka nje popull, punetor, popull qe ruan dhe trashigon nga brezi ne brez traditen dhe zakonet e fshatit,rrajcaret jane njerez te sakrifices, mikprites dhe arsimdashes.Nder fiset kryesore te popullsise se Rrajces jane

Nje popull qe nuk rrespekton te shkuaren nuk ka te ardhme!

Komente ne FB per tragjedine historike Shqiptare!

Frymezime te natyres rrajcare


Text Select Disable

Vija e Madhe

Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.

Kovanik

DIMRI NE RRAJCE.

DIMRI NE RRAJCE. Eh moj Rrajce e uruar Me bukuri te rralla nga zoti e kurorezuar Me te mrekullueshme stine Dukesh e sinqerte me njerzine Eh moj Rrajce e uruar Me dimrin gjithmone ke mbreteruar Eci rruges dhe shikoj femije dhe te rritur Me topa debore njeri-tjetrin duke goditur Dikush njeri debore krijon