DARDHA:vendi me magjepses! Nje livadhne lugine i rrethuar nga malet e veshura me pyll,me burim uji natyror dhe disa metra me poshte kalon Zalli(lumi i Bushtrices)
Lumi i bushtrices(i njohur ne Rrajce si Zalli i Rrajces)fillon nga majat e maleve te Shebenikut dhe te Belices,zbret poshte ne fshatrat Skenderbej(Katund plak dhe Bardhaj) duke krijuar nje lugine me pamje te jashtzakonshmedhe me jete te shumellojshme bimore dhe shtazore.Derdhet ne lumin e Shkumbinit prane fshatit Qukes Shkumbin.
Liqenet e Rajcës. Ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut. të vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor, ne afersi te fshatit Rajce te rrethit te Librazhdit, 2200 m mbi nivelin e detit. Janë katër liqene akullnajore, me gjatësi e gjerësi mesatare 100 - 200 m dhe 80 - 100 m, thellësi deri në disa metra. Janë të veçuara nga njeri tjetri prej depozitimesh morenike. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Dallohen për botë të pasur të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Mund te vizitohen sipas rruges rurale Perrenjas – Rajce Skenderbej. Me pas ndiqet rruga kembesore pergjate shpatit lindor te malit te Shebenikut.