Showing posts with label BUKURITE NATYRORE. Show all posts
Showing posts with label BUKURITE NATYRORE. Show all posts

E vërteta mbi Kishën e Orakullit në Qafë Thanë

E vërteta mbi Kishën e Orakullit në Qafë Thanë-Një shkrim nga i nderuari Dr Moikom Zeqo per Kishen e Orakullit
Ka dy vjet që botohen në shtyp artikuj rreth një shpelle-kishë në fshatin Urakë të Komunës së Rrajcës, pranë Qafës së Thanës. Në një mënyrë të bujshme është thënë se gjoja në këtë shpellë duhet të ketë qenë një orakull, madje orakulli më i madh i Ballkanit, pas atij të Dodonës në Janinë. Njerëz jo profesionistë, që nuk janë as arkeologë dhe as historianë e kanë artikuluar këtë ide, madje duke e cilësuar datën e zbulimit të kësaj shpelle si diçka e re dhe e papritur, që nuk dihej kurrë më parë.
Unë vetë, i tërhequr nga kurioziteti shkova dhe e pashë shpellën në fjalë. Por duke fotografuar afreskun e fragmentuar që ndodhet në këtë shpellë që vërteton se shpella ka qenë një shpellë eremite mesjetare, ende nuk isha i informuar që ky zbulim qe ditur shumë më përpara nga njerëz, që jo vetëm e kishin parë shpellën, por dhe e ishin përshkruar saktësisht.
Mësuesi pensionist, intelektuali 64 -vjeçar Gjergji Gusho, që jeton në Pogradec më dërgoi para ca kohe, librin e tij shumë interesant “Mbi përhapjen e krishtërimit dhe të kishave në rrethin e Pogradecit”, botuar në vitin 2000. Duke e lexuar këtë libër unë mësova shumë gjëra dhe dua të shprehem me nderimin më të madh për këtë njeri modest, por të ditur i cili në heshtje, në gjithë jetën e tij kishte bërë hulumtime të kujdesshme diturake dhe me profesionalizëm shkencor për historinë e trevës së Pogradecit dhe konkretisht për traditën e krishtërimit dhe të monumenteve të tij.
Në librin e Gjergji Gushos ka një kapitull ku përshkruhet kisha -shpellë e llojit eremit të Qafës së Thanës. Ky studiues i kujdesshëm e kishte parë dhe vizituar shpellën në vitin 1972, pra 31 vjet më parë. Kjo shpellë ka qenë e ditur dhe e njohur edhe nga studiuesi mesjetarolog i krishtërimit Theofan Popa i cili ka botuar një studim substancial për një numër shpellash eremite të kësaj treve. Pra shpella eremite e Urakës nuk është diçka e vetme, por lidhet me një traditë shekullore mesjetare të afro 8 shpellave të tilla, gjithashtu të dekoruara me piktura kishtare të trevës së Pogradecit si dhe të Prespës së Korçës. Askush deri më sot nuk e ka vlerësuar siç duhet këtë traditë të eremitëve të vetmuar në shpella që ka qenë kaq e çuditshme, por dhe kaq e pranishme në këtë hapësirë të krishtërimit të vjetër iliro-shqiptar.
Por çfarë thotë dhe shkruan Gjergji Gusho? Ai thotë se para grykës së shpellës, që ndodhej në rrëzë të një shkëmbi të lartë, ishte një vend i sheshtë i rrethuar me drurë dushku ku kishte dhe mbeturina muresh me gurë të palidhur me llaç, në një nivel thuajse të barabartë me sipërfaqen e tokës dhe me përmasa 4 x 4 metër. (Gjatë vizitës sime në vitin 2002 unë vura re se këto mure janë prishur). Por ekziston shpella e cila ka qenë e mbuluar nga një rëzim dheu, kurse sot është hapur.
Gjergji Gusho tregon se gjatë hyrjes në shpellë e cila zgjerohej në brendësi shihej në faqen në të djathtë të hyrjes së shpellës dy piktura murale, afreske ku ishin ravijëzuar disa figura shenjtorësh. Këto afreske qenë dëmtuar rëndë në vitin 1967 kur drejtori i shkollë së fshatit Rrajcë kishte urdhëruar disa nxënës t’i godisnin afresket për t’i shkulur, por meqenëse shkëmbi ishte i fortë dhe afresket gati të gurëzuara ato vetëm sa ishin dëmtuar vende- vende. Në thellësi të shpellës, nga krahu i majtë dhe në pozicion më të lartë se rrafshi i dyshemesë, ishte një si kthinë e ndarë me mur, e ndërtuar enkas ku me sa kuptohej duhej të kishte qenë qela e priftit eremit që predikonte krishtërimin dhe asketonte vetveten. Në majë të shkëmbit është gjithashtu një vend i dystë me gurë të gdhentur e të shpërndarë me mbeturina themelesh e qeramikë mesjetare.
Konkretisht mund të thuhet se përshkrimi i këtij mësuesi veteran është tepër i saktë. Duke gjykuar nga mbeturinat e mureve dhe nga qeramika mesjetare del llogjikisht se para grykës së shpellës ka qenë një paraklisë, kishëz e vogël, ndërtuar me mure mesjetarë. Një ndërtim më i vogël i ngjashëm me mure të njëkohshëm është ngritur dhe sipër shkëmbit të shpellës. Nga përvoja ime si arkeolog gjykoj se fillimisht shpella eremite ka funksionuar për asketët e vetmuar brez pas brezi pa strukturat e mëvonshme me mur. Ne nuk e dimë se cilët kanë qenë asketët që janë nderuar nga populli në këtë shpellë. Nuk mund të klasifikojmë dot se ç’përfaqësojnë afresket, për të identifikuar emrat e shenjtorëve. Gjithashtu në një kohë të mëvonshme hyrja e shpellës është mbuluar nga struktura e një kishëze e cila patjetër i ka qenë kushtuar një emri shenjtori. Është e nevojshme që të vijë një ekip arkeologësh dhe arkitektësh për të bërë të mundur një rikonstruktim të përafërt të kësaj strukture.
Pra zbulimi i kishës së Urakës ka qenë diçka e njohur jo vetëm para 31 vjetësh, por populli i zonës e ka ditur shumë kohë më parë. Është për të ardhur keq që Instituti i Monumenteve nuk e ka shpallur me statusin Monument Kulture këtë shpellë dhe të kujdesej qoftë për restaurimin, qoftë për ruajtjen e saj. Kjo shpellë sot përfaqëson një subjekt jo vetëm historik të krishtërimit por mund të bëhet një pikë turistike jashtëzakonisht interesante.
Tani le të kthehemi tek ideja e artikuluar e gjoja Orakullit të Qafës së Thanës, më i madhi në Ballkan, pas Dodonës në Janinë.
Studiuesja austriake, Eleonora Vagner, profesore në Universitetin e Vjenës, ka shkruar se kjo shpellë është shpella e një orakulli të lashtë. Ajo mbështetet në dy argumente aspak arkeologjikë por thjesht të rrafshit linguistik. Ajo mendon se fjala Urakë është një metamorfizim i fjalës orakull. Një ekuacion i tillë nuk është i saktë dhe është i pavërtetueshëm. Kujtoj që edhe për fshatin Frakull të Fierit është thënë nga studiuesi Hasan Ceka se është një formë shqipe e fjalës orakull. Edhe ky ekuacion linguistik nuk është mbushamendës. Të mos harrojmë se fjala Urakë është dhe emri i ndonjë fshati ose vendi tjetër në Shqipëri.
Argumenti i dytë lidhet me emërvendin Qafa e Thanës. Gjoja kemi të bëjmë me një formë të tillë si “Qafa e të Thënës”, duke mëtuar se e Thëna shpreh kështu funksionin e orakullit. Edhe ky shpjegim i një etimologjie vulgare popullore nuk qëndron. Përkundrazi, shumë vende në Shqipëri janë emërtuar nga drurët dhe është më llogjike që Qafa e Thanës të lidhet me drurin e një thane, ashtu si emri i dardanëve të Dardanisë siç është shpjeguar shkencërisht nga Nopçja dhe Çabej, lidhet me emrin e drurit të dardhës.
Për të përcaktuar se në këtë shpellë ka qenë një orakull duhen argumente shkencore të padiskutueshme. Këto lidhen me dhuratat ex voto, me qëllim kushtimi që janë të shumta në territorin e shpellave të tilla. Të tilla janë gjetur në Dodonë të Janinës dhe akoma më shumë janë gjetur në shpellën e Delfit. Ky material arkeologjik është baza e identifikimit të shpellave me orakuj të lashtë. Për fat të keq, një material i tillë arkeologjik nuk është gjetur në shpellën e Urakës.
Të gjithë orakujt e botës së lashtë antike janë përshkruar nga autorët antikë. Dëshmitë për Dodonën dhe Delfin janë të shumta, sepse orakujt kishin një rëndësi kolosale për rëndësinë dhe praktikën mitologjike të kohës, këto orakuj jo vetëm bënin parashikime, por qenë edhe vende dlirësimi dhe egzorcismi. Mendoj që shpella e Urakës nuk i plotëson këto kushte. Nëse do të kishte qenë një orkull i lashtësisë në këtë shpellë, autorët antikë do të kishin përmendur me siguri, nuk do të kishin heshtur për të. Dua të ngre këtu një problem të rëndësishëm dhe konceptual. Ka ardhur koha të heqim dorë nga shpjegimet vulgare të etimologjive popullore, të ekuacioneve linguistikë të emrave, që nuk kanë gjë të përbashkët me analizën shkencore, bazuar në ligjet fonetike. Ka ardhur koha për t’u shkëputur nga buja e kotë dhe apologjitë false të pambështetura qoftë në dokumentacionin historik dhe sidomos pa asnjë bazë arkeologjike, që në këtë rast është vendimtare.
Është e vërtetë që në shtyp mund të flitet për shumë çudira dhe zbulime të bujshme nga njerëz të entuziasmuar dhe me fantazi romantike por kjo gjë nuk ka të bëjë fare me të vërtetën shkencore. Nuk ka asnjë kuptim që botohen libra edhe të ashtuquajtur shkencorë ku merren disa mbishkrime të monumenteve antike të Durrësit dhe të Apolonisë të shkruar në greqishten klasike apo dhe në latinisht dhe duke bërë kombinime alkimike gjoja të zbulohen në to emra ilirë apo shqip, metodë kjo terësisht e dështuar dhe pa perspektivë. Më vjen keq që disa herë kjo metodë jo shkencore është përdorur dhe nga një intelektuale e nderuar që e do Shqipërinë siç është psh. zonja Nermin Vlora Falaski. Kriticizmi është shpirti i vërtetë i shkencës dhe jo alkimizmi i disa fakteve për të kaluar në gjëra të paqena dhe fantazmagorike.
I shkrova këto radhë jo vetëm për të përshëndetur mësuesin modest dhe të kujdesshëm Gjergji Gusho, jo vetëm për të saktësuar të vërtetën e zbulimit dhe të funksionit të shpellës eremite të Urakës, por dhe për të ngritur një problem i cili është shqetësues dhe që nuk duhet të zerë vend më përfundimisht në studimet dhe në shkrimet tona për të dhënat dhe monumentet historike.


Lumi I zallit Rrajce - Poezi nga Feta Halili


Rjedh ky lume i kulluar
nate e dit pa pushuar
zbret ne zall me ngadale
uje i kristal e qelibar.
Un jam uje per merak
jam i paster ne kete zall
keshtu kam qene e ne lashtesi
Dhe Skenderbeu ketu i jepte uje kalit te tij.
jam uje qe vij nga mali
vij nga bora ,jam magjik
Jam uje si kristali
lindjen e kam likopather shebenik.
Duke Duke zbritur me ngadale
e i gjith takohemi ne zall
aty behem shum si uje
aty marr tamam emrin lume.
Duke ecur dite nate
me cdo gur ndahem ne qafe
Lamtumire ju o troje
Se ne det un do shkoje.
Jam Lumi I zallit Rrajce
jam i lashte sa eshte toka
ne bushtrice do takona
motren lingajce e vellaun nga mokra.
Aty behem fuqi
e behem sa nji ushtri
aty fillon emri tjeter im
Emer i lashte emri shkumbin.
kemi rruges dhe te tjere
Xhyre babje e cermenike
nga malet per rreth e polis
Ne Elbasan e peqin e Zaranike.
Pastaj hec drejt me dredha ne fushe
dal rrogozhine e lushnje
e pastaj ndahem nga kjo toke
E gjith i bashkuar ne det do zbarkoje.

Domosdova dhe bijtë e saj

Shkruan Ali Coka
President I Shoqates Bioplant Albania
Platformat elektorale që paraqesin kahet e politikës nga bijtë e Domosdovës si do që të jenë ato përfaqësojnë në një farë mënyre projekte të ndërtimit të së ardhmes së Domosdovës. Më lejoni të përmend me këtë rast shprehjen e gjykatësit Charles Evans Hyghes, 1862-1948, i cili thotë: ”Kur humbim të drejtën për të qenë të ndryshëm, humbim privilegjin për të qenë të lirë”. Gazeta “DOMOSDOVA” është e vetmja media e shkruar locale nga vendi I Kandaveve te lashte qe rriti Nenen e djalit te Heroit Tone Kombetar, dhe “Domosdova’’ që po fut ndjenjën e lirisë dhe që po përgatit terrenin ku në psikikën tonë dhe të njerëzve të pranojmë njëri-tjetrin si të ndryshëm, por të mos bëjmë asnjë kompromis me mjedisin e Atedheut Tone, sepse ai është shtëpi e të gjithëve për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Kjo është arsyeja që mua me pelqen të drejtoj platformën e përmirësimit mjedisor,ndonese ne nje organizate jo qeveritare dhe jo fitimprurese, asgjë nuk është e vështirë për t’u zgjidhur nga mendja e njeriut. Eshte koha per kooperim per ndertimin e sigurte te se ardhmes.
Dashuria për vendlindjen që është atdheu ynë e kalon çdo dashuri tjetër. Ne të lindurit ne keto troje te Kandavise se lashte duhet te mbrojme me lavdinë më të madhe atdheun, gratë, fëmijët dhe të gjitha të mirat. Ne ne kete 100 vjetor te ketij kombi kaqe te lashte por cuditerisht akoma te pa konsoliduar, sjellim qetësinë e vërtetë të lirisë, për të mirën e atdheut tonë mbresëlënës nga të huajt që nga Bajroni deri tek Nigel Esteline (1938). Udhëtime nëpër Shqipëri dhe deri tek presidentët e Fuqive të mëdha të botës në kohën e sotme. Por a do të jetë mbresëlënës ky vend me ngastra toke te fragmentarizuara qe punohen me parmenden e lashte dhe qe terhiqen jo me QE por me GO.?
Së dyti kur forcat me aktive jane larguar nga keto troje ne kerkim te nje jete me te mire, nëqoftëse mungon platform e ndertimit te se ardhemes, a do të jenë fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë në rrezik?
Së treti nëqoftëse vazhdon shkatërrimi i pyjeve, humbja e vlerave të biodiveristetit, humbja e popullatave të vendit Paksimi I burimeve natyrore, a nuk është një katastrofë ekologjike?
Së katërti a do të ketë një zhvillim turizmi në këtë vend të virgjër e të lakmuar pa kooperim?
Së pesti a kemi ne legjislacion të BE-së për zhvillimin dhe menaxhimin e Mjedisit I cili te drejten mjedisore te komunitetit e ka me rigoroze sa ajo kombetare ,dhe te drejten mjedisore kombetare e ka me rigoroze se sa ajo europjane ?
Së gjashti të mbrojmë me lavdinë më të madhe atdheun dhe të lëmë mënjanë lakminë e çmendur për të mbretëruar e për t’u pasuruar të cilat i bënë njerëzit jo vetëm të pabesë, por edhe me mendje të lehtë.
Domosdova 30 Km nga Librazhdi, vendi ku Heroi yne kombetar kreu fitoren e pare te Tij ne Qershor 1444 (Beteja e Torviollit) do të vazhdojë të jetë mitizuesja e betejës së Gjergj Kastriot, Skënderbeut në gjirin e saj, por Zoti i faltë çmitizuesit se nuk dinë se ç’bëjnë! Ja kush ishin porositë e Heroit Tonë Kombëtar në çastet e fundit të jetës që i jepte djalit të vetë.:

1. Biri im mos duro qetësinë qulle dhe vetëplogështinë zhburrëruese, sepse të dyja sjellin të gjithë të këqijat.
2. Ushtarët mos i lër të kalben duke ndenjur në plogështi, por ushtroji në punë e mund dhe pagjumësi të pandërprerë. Me ta të jesh dhe komandant dhe ushtar.
3. Endjet urreji fort, tepritë largoji, sepse prej tyre edhe burrat më të fuqishëm qullen e çburrërohen.
4. Jo vetëm ta duash dhe ta kesh gjithënjë përpara syve atdheun dhe shtetin ku secili ka lindur dhe është edukuar, por edhe ta mbrosh e ta shpëtosh.(Shqiperia para ardhjes se turqeve ne Ballkan,zinte nje siperfaqe prej rreth 110.000 km katerore Referenca’Kultura kombetare shqipetare deri ne Lidhjen e Prizerenit’’ Prishtine 1979 fq 11-20 nga Muhamet Pirraku,”Shqiptaret dhe greket’’Realitete historike fq42 Nuri Dragoj )
5. Ndero para së gjithash drejtësinë e cila është më e shkëlqyera nga të gjithë virtytet.

Referime nga Marin Barleti (1450-1512).
3Like • Ansambli Artistik RRAJCA NE FESTIVALIN NDERKOMBETAR BYLIS POLIFONIA I NDERUAR ME CMIMIM KARRIERE.
A nuk janë aktuale këto porosi edhe sot në raportin i zgjedhur dhe zgjedhës?
S`ka komb tjeter te jete marre neper kembe,kaq pa meshireshem nga shtetet fqinje-shkruante Bajroni per Shqiperine
Tani është koha, ky njeqind vjetor le tejete nje hap I sigurte ne ndertimin e te ardhmes sone te perbashket.
‘’S`ka poshtersi me te madhe , sa ta vesh atedheun ne rrezik per interesa personale’’-shkruante Sami frasheri
NGA ALI COKA
BIOPLANT ALBANIA
ANTAR I FEDERATES SE GAZETAREVE TE BUJQESISE DHE MJEDISIT
17 Janar 2016

Ju qe vizitoni Shebenikun , Dardhen etj ,mos lini mbeturina !

"Ju qe vizitoni Shebenikun , Dardhen, etj ,mos lini mbeturina"

  Duke marre shkas ne keto dite vere ku gjithe njerzit shkojne me pushime dhe bejne e postojne foto neper rrjetet sociale ne vendet e bukura qofte ato buze detit apo dhe ne zonat malore. Sepse te gjitheve na pelqen e bukura.
Gjithashtu gjate gjithe kesaj periudhe vere shume guida turistike te organizuar ose jo jane zhvilluar edhe ne Parkun kombetar Shebenik-Jabllanice. Promovime te ndryshme  ne rrjete sociale po behen  per te rritur numrin e vizitoreve (turisteve) vendas dhe te huaj  neper faqe dhe profile te ndryshme ne rrjetet sociale Facebook,Instagram,Youtube, etj. Po ashtu edhe faqja jone ne FB "Peisazhe nga rrajca" dhe se fundmi dhe apelimi dhe promovimi i vazhdueshem i Kryetares se Bashkise Perrenjas Miranda Rira  me video selfie e saj ne FB ku fton njerzit te vizitojne parkun.
   Sic dihet zona jone eshte nga zonat me te varfera ne Republike.Rritja e numrit te vizitoreve ne kete park do te sillte edhe me teper te ardhura per banoret e fshatrave Katun Plak dhe Bardhaj.Por kjo duhet te shoqerohet me nje edukim te mirfillte te vizitoreve per te mbajtur paster vendet qe vizitojne. Por gjithashtu duhet edhe nje organizim i mire  per mirembajtjen e rruges dhe mledhjen e mbeturinave ,vendosja e kazaneve te plehrave.

   Por rritja e turisteve ne kete perle natyrore duhet te shoqerohet edhe me ndergjegjesimin  per ta mbajtur te paster.

"Ju qe vizitoni Shebenikun , Dardhen etj mos lini mbeturina"
Ky ishte titulli i nje bashkfshatarit tone ne postimin e tij ne Facebook (i shoqeruar me foto te bera rreth nje muaji me pare) i cili na ben apel te gjitheve ne qe duam te vizitojme bukurite natyrore qe na ka falur Zoti dhe natyra ,ta mbajme dhe te ruajme kete perle te paster.
   Pra nqs nuk e mbajme paster ne qe na perket ky vend ,ne qe presim te perfitojme nga ky vend kush tjeter do ta ruaj? Mos harroni se nqs nuk e ruajme shume shpejt nuk do kete vend per te ndejtur e per tu clodhur sepse do jete mbushur me mbeturina si Shkumbini.
KULTURA E PASTERTISE FILLON NGA FAMILJA DHE JO NGA SHTETI.
   
    


Profesori nga Rrajca në universitetin e Hohenhemit Gjermani Shkelqim Karaj vjen ne vendlindje me nje projekt gjigand për bimët medicinale

Projekt gjigand për bimët medicinale në qarkun e Elbasanit. Por jo vetëm kaq. Edhe një mundësi e madhe për të reklamuar në tregjet europiane bimët endemike shqiptare aq të kërkuara për aromën dhe efektet e tyre në organizëm si; çaji i malit, dellinja e zeze, lule basami, bari i bletes, etj.
Ky projekt, i pari në vendin tonë për nga natyra e tij, kap vlerën 2 mil €, me nje kohezgjatje 5 vjecare dhe do te realizohet ne zonen e Rryenit, Parku Kombetar Shebenik, bashkia Prrenjas. Ai mundësohet nga një bashkepunim i shkëlqyer mes pushtetit lokal, Zonave te Mbrojtura, Universitetit te Hohenheimit ne Gjermani dhe sipermarrjes private. Fillimisht do të punësohen 100 persona dhe numri do jete gjithnje e ne rritje.


Meritë të veçantë në gjithë këtë sipërmarrje ka profesori i asociuar z. Shkelqim Karaj me origjinë nga Rrajca, i cili jep mësim pranë universitetit Hohenheim Gjermani. Ky profesor, me ekspertizen dhe njohurine e tij, e ktheu dijen që ka, ne kontribut per vendlindjen, Rrajcen.
Parku i Shebenik Jabllanicës shquhet për numër të madh bimësh medicinale të cilat janë mjaft të kërkuara në tregjet botërore e posaçërisht industrinë gjermane të përpunimit të tyr

Imazhet e nje mengjesi

Duke kerkuar dhe shikuar ne kutine e kujtimeve midis shume gjerave te tjera gjeta edhe kete .
Ky eshte hartimi im i matures ku nder tre temave qe kishim njera ishte teme e lire . Hartimi im titullohej "Imazhet e nje mengjesi" dhe une po e postoj ne kete blog.

"E fresket si gjethet e zbehta 
    te lageshta te zambakut
Ajo u shtri krah meje ne agim"

  Ishin vargjet e nje poezie qe e kisha lexuar diku e tani nuk po e kujtoja dot,por qe i shkonin pershtat katij mengjesi te jashtzakonshem.
  Tek meditoja keshtu ne ato momente nje drithme me pershkroi cdo qelize te trupit. E ndjeja qe i gjithe trupi me pulsonte e dridhesha i teri.
"- C'te jene valle,emocione,ankth? Apo te dyja bashke?"
  Si per ta lehtesuar sado pak veten nga ai ankth qe me kishte pllakosur gjithe trupin shikimi im i mjegullt ngulitej diku me tej tek Ajo. Ecte ne menyre te perkujdesur ndersa floket e saj te hedhura mbi supe  ia ledhatonte ai flladi i lehte mengjesor........

  -Oh ! Ajo menyre te ecuri krenare e ngacmuese njekohesisht,ajo dridhja e ijeve nen rrobat e ngushta,perkulja melankolike e kokes drejt shpatulles,leshonin nje thirrje te paperballueshme. Por me pelqente ashtu krenare  dhe e ndergjegjshmeper humbjen e saj dhe pse pertej asaj terheqje misterioze nuk dija si te shkoja.
  Qe isha i dashuruar kjo nuk kishte pike dyshimi ,por ishte nje ndjenje e vecante qe ndoshta ne nje kendveshtrim objektiv shprehte qarte ate sens fataliteti,nenshtrimi dhe goditjeje qe leshonte mesazhi trupor i saj.
Ishte takimi yne i pare dhe qe do te me sherbente si zgjidhje per te dale nga nje udhekryq ose si nje pergjigje per shume pyetje qe i beja vetes e qe me dukeshin pa pergjigje.......
  U pershendetem dhe njekohesisht u perqafuam fort dhe ashtu prane njeri tjetrit morem rrugen nen permet e larta qe na rrinin mbi krye si kurore. Shpeshhere e shikoja me vemendje dhe gjithmone me tingellonin ne vesh pyetjet qe ia kisha drejtuar sa e sa here vetes e qe ne ato momente me dukeshin pa kuptim.
  E si do te mund dukeshin te kuptimta keto fjale  para asaj mrekullie qe s'kishte te krahasuar,para atyre syve te shndritshem te cilet te linin te kuptoje gjithcka,para atyre buzeve te njoma  te thara nga etja ,para atij gjoksi te bukur e te brishte ,ku edhe vete natyra do te perulej pa thene asnje fjale.
- Eh! Ndoshta tani do te merrnin jete edhe ato kenge dashurie qe  i kam shkruar  e belbezuar  mbremjeve me hene  e gjithnje i permalluar ,te lindura nga nje fantazi e kulluar rinore qe kjo mrekulli,kjo zane mali u dha jete.
  Pra ishte kjo mrekulli qe do ti kendonte me vone edhe ketyre casteve te magjishme kenge,por qe tashme i kishim krijuar te dy duke lundruar  neper kato imazhe te kesaj dite dhe duke kenduar vargje te ketyre kengeve qe do te perbejne refrenin e gjithe jetes tone.

Shkruar nga PELLUMB BEQO -1993

“Sofra e Skënderbeut”, shkëmbi Monument i Historik Bukuri e natyres dhe destinacion turistik

“Sofra e Skenderbeut”, i cili ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizitueshëm nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore.
Sofra e Skenderbeut eshte i njohur edhe si Guri i Pishkashit . Ky fshat ,Pishkashi gjendet pikerisht poshte ne fund te malit .
Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.Në kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri

Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë Paria e ushtrise se Skenderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin.
Gojdhenat tregojne se: Aty ne ate shkemb u mblodh Paria e Ushtrise Shqiptare dhe u be plani i veprimit kunder ushtrise turke në të ashtuquajturën Beteja e Tërvjollit. (Ne atë kohë kjo zonë ishte nen administrimin e Dibrës dhe quhej Dibra e poshtme nën Principaten  Arianiti.) Qe aty u përcaktua mënyra se si do të sulmohej dhe që aty do të jepeshin sinjalet për secilin komandant te ushtrisë së vet për kohën e veprimit . 
SOFRA E SKENDERBEUT eshte nje shkemb me nje rendesi te madhe historike per zonen. Po te hipesh ne ate gur do te vesh re se qe aty shikon gjithe fushen e Domosdoves dhe gjithe brigjet perreth qe nga Qafa e Polices permbi fshatin Sutaj pastaj gjithe malin e ashtuquajtur Kraste nga banoret e fshatit deri ne Qafe Thane ndjekim vijen e horizontit dhe do te veme re pothuajse gjithe zonen e Mokres dhe brigjet e fshatit Katjel dhe Rashtan 

Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.
Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike.
Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Përrenjas – Pishkash – Monumenti.

Vallja Rrajcare-Mimoza Vasku



Prej shekujsh burimi,
Hoje plot me mjalte,
Moj vallja e Rrajces,
Majaja mbi majate.
Majaja e Majave
E valleve shqiptare
Ka qene dhe do mbetet
Vallja Rrajcare.
Ritmet e daulleve
Krisma neper kohe.
Melodite e dasmave
Ilaçe qe sherojne.
Toka edhe qielli
Ne heshtje jane.
Qielli spektator
Toka me valltare.
Keta djem me fuqi qiellore
Me malet kercejne perdore.
Vajzat me pamje engjëllore
Ne ç'do hap shikime hyjnore.
O Zot. Me jep force te mbaj
Melodine dhe delikatesen e saj
Hena dhe dielli magjiplote
Kercejne vallen Rrajcare, me te bukuren ne bote.
Mimoza VASKU / Tirane, dhjetor 2016.

Domosdova dhe bijtë e saj

Shkruan Ali Coka
President I Shoqates Bioplant Albania
Platformat elektorale që paraqesin kahet e politikës nga bijtë e Domosdovës si do që të jenë ato përfaqësojnë në një farë mënyre projekte të ndërtimit të së ardhmes së Domosdovës. Më lejoni të përmend me këtë rast shprehjen e gjykatësit Charles Evans Hyghes, 1862-1948, i cili thotë: ”Kur humbim të drejtën për të qenë të ndryshëm, humbim privilegjin për të qenë të lirë”. Gazeta “DOMOSDOVA” është e vetmja media e shkruar locale nga vendi I Kandaveve te lashte qe rriti Nenen e djalit te Heroit Tone Kombetar, dhe “Domosdova’’ që po fut ndjenjën e lirisë dhe që po përgatit terrenin ku në psikikën tonë dhe të njerëzve të pranojmë njëri-tjetrin si të ndryshëm, por të mos bëjmë asnjë kompromis me mjedisin e Atedheut Tone, sepse ai është shtëpi e të gjithëve për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Kjo është arsyeja që mua me pelqen të drejtoj platformën e përmirësimit mjedisor,ndonese ne nje organizate jo qeveritare dhe jo fitimprurese, asgjë nuk është e vështirë për t’u zgjidhur nga mendja e njeriut. Eshte koha per kooperim per ndertimin e sigurte te se ardhmes.
Dashuria për vendlindjen që është atdheu ynë e kalon çdo dashuri tjetër. Ne të lindurit ne keto troje te Kandavise se lashte duhet te mbrojme me lavdinë më të madhe atdheun, gratë, fëmijët dhe të gjitha të mirat. Ne ne kete 100 vjetor te ketij kombi kaqe te lashte por cuditerisht akoma te pa konsoliduar, sjellim qetësinë e vërtetë të lirisë, për të mirën e atdheut tonë mbresëlënës nga të huajt që nga Bajroni deri tek Nigel Esteline (1938). Udhëtime nëpër Shqipëri dhe deri tek presidentët e Fuqive të mëdha të botës në kohën e sotme. Por a do të jetë mbresëlënës ky vend me ngastra toke te fragmentarizuara qe punohen me parmenden e lashte dhe qe terhiqen jo me QE por me GO.?
Së dyti kur forcat me aktive jane larguar nga keto troje ne kerkim te nje jete me te mire, nëqoftëse mungon platform e ndertimit te se ardhemes, a do të jenë fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë në rrezik?
Së treti nëqoftëse vazhdon shkatërrimi i pyjeve, humbja e vlerave të biodiveristetit, humbja e popullatave të vendit Paksimi I burimeve natyrore, a nuk është një katastrofë ekologjike?
Së katërti a do të ketë një zhvillim turizmi në këtë vend të virgjër e të lakmuar pa kooperim?
Së pesti a kemi ne legjislacion të BE-së për zhvillimin dhe menaxhimin e Mjedisit I cili te drejten mjedisore te komunitetit e ka me rigoroze sa ajo kombetare ,dhe te drejten mjedisore kombetare e ka me rigoroze se sa ajo europjane ?
Së gjashti të mbrojmë me lavdinë më të madhe atdheun dhe të lëmë mënjanë lakminë e çmendur për të mbretëruar e për t’u pasuruar të cilat i bënë njerëzit jo vetëm të pabesë, por edhe me mendje të lehtë.
Domosdova 30 Km nga Librazhdi, vendi ku Heroi yne kombetar kreu fitoren e pare te Tij ne Qershor 1444 (Beteja e Torviollit) do të vazhdojë të jetë mitizuesja e betejës së Gjergj Kastriot, Skënderbeut në gjirin e saj, por Zoti i faltë çmitizuesit se nuk dinë se ç’bëjnë! Ja kush ishin porositë e Heroit Tonë Kombëtar në çastet e fundit të jetës që i jepte djalit të vetë.:

1. Biri im mos duro qetësinë qulle dhe vetëplogështinë zhburrëruese, sepse të dyja sjellin të gjithë të këqijat.
2. Ushtarët mos i lër të kalben duke ndenjur në plogështi, por ushtroji në punë e mund dhe pagjumësi të pandërprerë. Me ta të jesh dhe komandant dhe ushtar.
3. Endjet urreji fort, tepritë largoji, sepse prej tyre edhe burrat më të fuqishëm qullen e çburrërohen.
4. Jo vetëm ta duash dhe ta kesh gjithënjë përpara syve atdheun dhe shtetin ku secili ka lindur dhe është edukuar, por edhe ta mbrosh e ta shpëtosh.(Shqiperia para ardhjes se turqeve ne Ballkan,zinte nje siperfaqe prej rreth 110.000 km katerore Referenca’Kultura kombetare shqipetare deri ne Lidhjen e Prizerenit’’ Prishtine 1979 fq 11-20 nga Muhamet Pirraku,”Shqiptaret dhe greket’’Realitete historike fq42 Nuri Dragoj )
5. Ndero para së gjithash drejtësinë e cila është më e shkëlqyera nga të gjithë virtytet.

Referime nga Marin Barleti (1450-1512).
3Like • Ansambli Artistik RRAJCA NE FESTIVALIN NDERKOMBETAR BYLIS POLIFONIA I NDERUAR ME CMIMIM KARRIERE.
A nuk janë aktuale këto porosi edhe sot në raportin i zgjedhur dhe zgjedhës?
S`ka komb tjeter te jete marre neper kembe,kaq pa meshireshem nga shtetet fqinje-shkruante Bajroni per Shqiperine
Tani është koha, ky njeqind vjetor le tejete nje hap I sigurte ne ndertimin e te ardhmes sone te perbashket.
‘’S`ka poshtersi me te madhe , sa ta vesh atedheun ne rrezik per interesa personale’’-shkruante Sami frasheri
NGA ALI COKA
BIOPLANT ALBANIA
ANTAR I FEDERATES SE GAZETAREVE TE BUJQESISE DHE MJEDISIT
17 Janar 2016

UNE E DI KU KAM LINDUR..


Që nga uraka frynë një erë.
 Fshat i bukur me shumë vlerë.
 Katjel, Kotodesh edhe rrajce.
 Bukurine kjo zone e ka hak. .
 Domosdova sofer e madhe Poshte fushe,
 e larte male Perrenjasin, e Rashtani perballë
 Shkelqejne si gure margaritarë. 
. Mbi Pishkash bilbili kendon
 Karkavecin e veshtron.
 Në ato male, gurë e kreshta
 Ku eshte Fanja dhe Berzeshta. 
. Farreti i vogel vetem ka mbetur.
 Mallë e gure, bashke jane tretur 
 Histori e madhe eshte shkruar.
 Koha e vuajtes i ka munduar. .
 Fjale per Quksin jo nuk kam
 Në zëmër të tij un gjithmon jam.
 Nuk gjej fjale per ta pershkruar.
 Fshat me vlera, si gur i çmuar. 
. Nuk e di pse kaq shpejt lotoj
 Pranë tij, une kur kaloj
 Ai kurre s'më thotë një fjalë
 Mërzitet, pse s'më ka djalë. 
. Mos qajë o Qukes me ligjerime.
 Se te kam ne zemren time.
 Pranë teje gjithmon dua të rri
 Se si ty, jo tjeter nuk di. 
. Bukurine na e dha natyra Burim kristali,
 që rrjedh nga Xhyra Vehcani bermbi pyje
 Me malet nyje nyje. 
. Hotolisht, dhe Dragostunjê
 Më bejnë te ulem ne gjunje.
 Se per zonën time jam gjithmon mik
 Nga Stebleva deri ne Lunik. 
. Flisni një fjalë, se nuk dini pak.
 Fol njeher oj Mirak.
 Fshatra te lashtë, si rrënje lisi.
 Sopoti i shenjte, dhe Polisi. 
. Shëtis krenar mbi keto an Shkel krenar mbi Kuturman.
 Shebeniku rrenja e historis Ku ka lindur, farê e fis. 
. Neshtë, Rinas dhe Spathar Jane gurë te larë me ar.
 Si Guri i Kuq, bashkë me Qarrishtë.
 Janë te rradhe numurohen me gisht. .
 Si keta njerëz ketej, jo nuk ka
 Të rrespektojne si vella.
 Jo nuk ka more si Librazhdiotët Bashke qajne,
                              bashke i fshijne lotet!

Kroi i Feratit

Kroi i Feratit ... ky krua eshte ndertuar para afersisht 90 vitesh nga Ferat Beqo burimin qe ndodhej ne funt te arave te tij dhe nga ku shume cobene e kane perdorur ashtu si Kroi i daj Veliut
(hoxhe Veli Ballshkashi) gjithashtu dhe Kroi i Collakut qe jane dhe me shume te njohur sepse jane ne rruge kyc dhe eshte perdorur nga kalimtere te shumte si vende shplodhjeje gjithashtu dhe  per cobenet e fshatit
..dhe eshte bere me kete pak cimento ne kohen e kooperatioves ...ndodhet ne vendin e ashtuqujtur Nropje ne Qafthane .


Kroi i Feratit
Kroi i Collakut

Text Select Disable

Nje popull qe nuk rrespekton te shkuaren nuk ka te ardhme!

Komente ne FB per tragjedine historike Shqiptare!

Maje tumes ne Urake

Maje Tumes ne Urake
Veshtroj poshte Domosdoven;
Porsi lule manushaqe,
Si ne pellembe te dores,


Vine valet e Lingajces,

Frymezime te natyres rrajcare


Text Select Disable