Liqenet e Rajcës. Ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut. të vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor, ne afersi te fshatit Rajce te rrethit te Librazhdit, 2200 m mbi nivelin e detit. Janë katër liqene akullnajore, me gjatësi e gjerësi mesatare 100 - 200 m dhe 80 - 100 m, thellësi deri
në disa metra. Janë të veçuara nga njeri tjetri prej depozitimesh morenike. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Dallohen për botë të pasur të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Mund te vizitohen sipas rruges rurale Perrenjas – Rajce Skenderbej. Me pas ndiqet rruga kembesore pergjate shpatit lindor te malit te Shebenikut.