Showing posts with label Sofra e Skenderbeut. Show all posts
Showing posts with label Sofra e Skenderbeut. Show all posts

Sofra e Skënderbeut






Ti, që nga maja e shkëmbit na shikon,
E çuditesh vërtet me ne...
Ke të drejtë moj Sofër e Skënderbeut...
Se s'bejmë per Ty, sa bëre Ti për ne!

As gurgdhendesi më i mirë
S'do ta gdhente drurin aq bukur sa ti,
Mbi shkëmbin e madh, rreth e ligjërimë,
Ne veç të falim këngë e lavdi.
Kaq e trishtuar s'kam qenë asnjëherë
Më fanitet "Sofra e Skenderbeut"
...ajo dridhet dhe në ditët me diell
Në merak për trimat, në fund te dhéut!

Të përshëndes, kur larg e afër teje jam
Sepse agu dhe perëndimi, Ty të gjejnë të shtruar.
Gjakun që u derdh, brengat se mpiksin
Se imazhi yt, në kohëra rri zgjuar.



Mimoza Vasku