Showing posts with label Rrajcë. Show all posts
Showing posts with label Rrajcë. Show all posts

Çfarë fshihet në nëntokën e Rrajcës?

Gërmimet e vetme arkeologjike të viteve "80 në zonën e Rrajcës dhe përkatësisht në fushën e Marajt (megjithëse ishin të pakta) nxorrën në dritë disa të dhëna shumë të rëndësishme historike dhe arkeologjike të periudhës së Neolitit të hershëm.

KUR TEKNOLOGJIA MODERNE PERPUTHET ME PERVOJEN E ARKEOLOGEVE EKSPERT TE VITEVE '80
         Shkrim i marrë nga faqja Albanian Archaeology

   Rezultatet e analizave të radiokarbonit të kryera në material kockor nga vendbanimet e neolitit të hershëm të Rajcës dhe Podgorisë, na ofrojnë datime të kronologjisë absolute të këtyre dy siteve. Ndërsa për Podgorinë kemi datime absolute edhe nga mostra karbonike (Allen, Gjipali, 2013), në rastin e Rajcës analiza e kryer në kampionin e kockës përbën datimin e parë absolut. Rezultatet e marra nga matjet tregojnë se dy mostrat kishin kolagjen të mjaftueshëm për të kryer matje të C14. Kështu kampioni i Rajcës dha datimin 5791-5291 vite para Kr., ndërsa mostra e Podgorisë datimin 6216-5616 vite para Kr. Duke ju referuar kurbës grafike të datimeve të tyre të kalibruara, për Rajcën datimi duket se lëviz në kufijtë e 5650-5450 B. C., ndërsa për Podgorinë 6000-5700 B. C. 


   Datimet karbonike të vendbanimit të Podgorisë me kampione të marrë nga sonda në disa pika të tij në 2006 nga Projekti SANAP, luhaten brenda këtyre vlerave gjë që e bën më të qëndrueshme përkatësinë kronologjike të vendbanimit të Podgorisë në fund të mijëvjeçarit të VII -fillimin e mijëvjeçarit të VI B. C.     Për sa i përket vendbanimit të Rajcës, ajo rezulton se i përket një periudhe më të vonë rreth mesit të mijëvjeçarit të VI B. C. Parë në kontekstin e analizave të bëra për kulturën materiale të vendbanimeve të referuara dhe të vlerësimeve kulturore e kronologjike të kryera nga autorët e gërmimit të realizuar në vitet ‘ 80’ të të shekullit të kaluar, këto të dhëna duket se përkojnë plotësisht me ato që u përfituan nga datimet absolute. 
   Në vlerësimin kulturor e kronologjik të vendbanimeve të hershme neolitike, Prendi e inkuadron Podgorien në grupin e vendbanimeve të fazës së vonë të neolitit të hershëm të Shqipërisë, me lidhje të ngushta kulturore me vendbanime të varianteve kryesore neolitike brenda e jashtë territorit të Shqipërisë “ si një kulturë me një zhvillim relativisht të lartë, por në të njëjtën kohë, me sa duket, me fillim diçka më vonë në krahasim me grupet fqinje të neolitit të hershëm të Maqedonisë egjeane (Nea Nikomedia) dhe të asaj jugosllave Anzabegovo-Vrshnik I)” 27 Datimi me C14 në të dy rastet (me kampione thëngjilli dhe kocke) konfirmon plotësisht këtë pozicion kronologjik. 
   Në rastin e vendbanimit të hershëm neolitik të Rajcës ai është vlerësuar si vendbanim që “ përbëhet nga dy shtresa kulturore që përfaqësojnë faza të periudhës së neolitit të hershëm. Tiparet e tij e vendosin atë në një fazë të zhvilluar dhe fundore të Neolitit të Hershëm të zonës lindore” 28 me tendencë të shtresës së dytë kulturore drejt fillesave të neolitit të mesëm. Kjo do të thotë se Rajca përfaqëson një fazë finale të neolitit të hershëm dhe tashmë kjo fazë na jepet e shprehur në vlera absolute (nga analiza e C14 ) në kufijtë kohorë të 5650-5450 B. C. 
   Përputhja e plotë e rezultateve të datimeve relative me datimet absolute në të dy rastet, e qartëson më tej renditjen kronologjike të vendbanimeve të neolitit të hershëm të Shqipërisë Juglindore (ku përfshihet zona e Korçës, Pogradecit dhe Librazhdit). Datime të reja me C14 për vendbanimet neolitike të Rajcës dhe Podgorisë
Credit : Iris Bakiu & Ilir Gjipali

Rrajce moj ,vend i bekuar

Rrajce moj,o vend i bekuar
po valle nga erdhe ti,
dhe perendia te ka uruar
Ty s'te ngjan as nji.

 Rrajce moj je legjende ,
Je fisnike ,je mikpritese!
Kush tek ty ka hyre e ardhe
nuk ka dale pa dreke e darke.

 Rrajce moj zonje e rende,
lind femija me daulle valle ,
kenge, keto tradita kush ti ka dhene ?,!!
nuk marton djale ,pa nxjerre ne leme.

 Rrajce moj Zonje e rralle
Po at veshje te bukur nga e ke marre
po ato rafte e pare ,po at xhybe e gjerdane,
po ate kesule si mbretereshe nuset mbi balle??!!.

 Un thot Rrajca jam e vjeter me nam,
un jam mbi 2000 vjecare.
jam bio natyrare
nuk jam fallco e atrificiale.

Poezi nga Feta Halili

Rrajca është e të gjithve

Rrajca eshte e te gjitheve.
Kjo toke autoktone
Nuk eshte e disave
Nuk eshte e dy tre individeve.
I gjith populli ka pjese
Cdo familje foshnje Rrajcare
cdo nip e cdo mbese
Cdo fis e cdo dege.
Cdo pasuri e kesaj zonje
Uji ,mali toke pyll
Kemi te gjith
Pjese aty.
At pasuri se ke vec ti
qe shfrytezon ne kete dite
Pse tu dha nje mundesi
Ti pasurohesh e populli rri.
Njeri vjen e Ze malin
Tjetri vjen e Ze ujin
Njeri vjen Zapton pyllin
Zini dhe diellin , zini e qiellin.
Dalin dy a tre te forte
gjejne sponsor
Ne qytete e evrope
Behen mashe ,e mish per tope.
Ashtu qenka mira Te dalim te gjithe
Te zaptojme pasurite
Te gjejme parelli ketej "e Rrajcen ta bleje.

Jo mor mik nuk eshte ashtu
Ka faj populli qe ju le ju.
Po ja keni mate pulsin
po shiko cbejne ata banore te kuksit.
Rrajca eshte e te gjithe
nuk eshte e dy a treve
Prandaj rrini mbi dafina
se u punon biznesi e Fabrika.

Feta Halili

Hamit Osman Hallidri-nje figure patriotike atdhetare fisnike Rrajcare

Miq ne kete artikull do tju tregojme nje figure patriotike atdhetare fisnike dhe burri i mencur qe ka patur koha ne vitet 1883 e me pare .Ky eshte Hamit Osman Hallidri, qe solli per here te pare Abetaren e ligjitimuar nga drjtshkrimi ne Kongresin e Manastirit gjithsej 6 cop ,qe ishin te ndaluara nga porta e larte Turke .
Per kete akt trimerie patriotike Fisnik ,ku ju mohua per vite te tera nga Regjimi totalitar ,
Ky burre hapi shkolle per here te pare.
I diplomuar në Stamboll ,për mësuesi dhe teologji për imam,DY DEGE.
Por gjuhën turke nuk e dha mësim popullit të tij
per kët arsye u spiunua nga nje keshilltar e pushua nga puna ,Sa vrau keshilltarin spiun .pe kete beri ne stamboll 12 vjet burg.
Le ta mesoje sot brezi ri dhe un dhe ti
se kush i solli Rrajces abetaren e pare
nga Manastriri dhe hapi shkolle dha mesim.


Poezi 

Hamit Hallidri s'ben me nena
per gjith ate te mira ,per ato bema,
patriot e fisnik ,ta kerkosh me qiri 
burre te tille ,Rrajces nuk i vijne.
Burre i paster i shkolluar
ne stamboll i dipllomuar
per dy dege qe ne at kohe
per Mesusi e imam per hoxhe.
Pe mesues per gjuhen turke u dipllomu
ne rrajce nuk e para shtroi
per kete mori vrejte
nga keshilltari i Stambollit.
per kete beri debat ,
sa keshilltarin nuk ja zgjat
nxjerr naganti me burreri
e vret mu ne xhami.
per kete gjest qe per ne eshte fisnik
por per porten e larte pabesi ,
ne gjyq e pyeten pse ne gjuhe turke s'jep mesim
Nuk eshte gjuha e popullit tim.
Gjuha shqipe juaj e ndaluar
per gjuhen turke te kemi dipllomuar
Hamiti me zgjuarsi ate gjuhe e kam per ju,
gjuhen shqipe ka populli im ,ate me ka mesuar babai im.
Per kete u denua me te perjecem burgim
dhe beri 12 vjet ne stamboll , izolim,
por me disa patriote qe ishin brenda shoke.
ne nje nate ike u arratisne e cane ate rrethim.
Dhe kur erdhi ne qaf thane populli kish dale,
me gezim me kenge e valle
Me kale mbuluar me qilim e sexhade
me daulle cula (piska ) e cigane ,u gezuan dhe malet.