Vija e Madhe

Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.

2 comments:

KinostudioTv said...

Pershendetje,mundohuni te vini ne postim edhe harten nga google pasi nqs dikush deshiron ti vizitoje keto vende te bukura qe publikoni ju ketu te kete mundesi ti shohi ne harte,Kalofshi mire.

Anonymous said...

Faleminderit për sugjerimin tuaj.