Xha Vesel, ju urojmë 95-vjetorin e lindjes dhe jetë të gjatë. Jeni një
nga të moshuarit e Rrajcës duam të dimë diçka më tepër për jetën tuaj?
Unë jam nga lagjja e Cokajve, në kufi me lagjen e Cukut. Unë kam dy
djem dhe një vajzë. Deri në këtë moshë kam punuar në fshat me atë pak tokë e pak blegtori që kishim. Aty rreth vitit 1938-1939, kur erdhi Italia
me një grup shokësh nga Rrajca filluam punë në Tiranë me Shoqerine
“Stasoli’’, në ndërtime. Kam punuar në ndërtimin e Pallatit të mbretit
Zog dhe e mbaj mend si sot. Kemi ndërtuar 333 dhoma atje tek kodra
si quhet tani ”Pallati i Brigadave”. Kam punuar me shoqërinë Italiane
“SALCINO” që shtronte rrugët dhe ndërtonte ura e pallate. Atë ditë
që erdhi Duçja me Viktor Emanuelin ne na rreshtuan dhe po prisnim
të vinte makina. Na thoshin se duhet të bërtasim e thërrasim “Rroftë
Duçja”, ”Rroftë Italia” e të duartrokasim. Ne kështu vepruam. Në këto
çaste u dëgjua një krismë pistolete. Unë e pashë me sytë e mi atë djalin
që qëlloi se isha shumë afër tij. Iu drodh dora dhe plumbat ranë poshtë
në tokë. Nuk e mbajti dot mirë pistoletën, u plagosën nja dy-tre veta e u
bë një rrëmujë e madhe. Arrestuan disa persona. Ne na pyetën si shoqëri
që punonim dhe nuk dinim se çfarë të thoshim, se nuk e njihnim atë që
qëlloi dhe pse qëlloi. Në vitin 1947 pasi mbarova detyrimin ushtarak u
ktheva në fshat se isha i martuar. Jam dekoruar me medaljen e çlirimit
dhe kam dëshmi e certifikata të ndryshme nga ushtria. Pas lirimit nga
ushtria unë meqë isha usta, fillova dhe punoja në ndërtim..
Kur është ndërtuar vija e lumit që shërben edhe në ditët e sotme
për vaditje dhe çfarë dini për ndërtimin e saj?
Në vitin 1845 është bërë vija e ujit. Për ndërtimin e vijës së lumit
është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut
Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani.
Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e
vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe
theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në
shami për ndihmë.
Bije ne mendime. Fshatarët e mi me cekanë, me qysqira, me sharra,
paskan lindur të bëjnë të lumtur të tjerët, po jo vetën e tyre. Në maje
të Qafe Thanës ndricon një reklamë me drita neon, ndersa makinat
nuk pushojnë, zbresin nëpër ato kthesa të forta, dhe pushojnë tek uji
tunelit. Nga një makinë zbrete një Rrajcar i kthyer nga kurbeti i largët
dhe shikon fshatin e tij me kurreshtje… E meriton krahina e vendlindjes
sime të bëhet një atraksion turistik, duket se thotë. Dhe këtë gjë jo vetëm
e ndjejnë shumë banorë aty, por dhe shenjat janë se gradualisht po bëhet
e tillë.
Nuk kam të bukura vetëm vallet. Nuk kam të bukura vetëm këngët. Unë kam të bukura gjithçka, që ka buruar e buron nga rrënjët. SAMI BOGDANI
Showing posts with label vija e madhe. Show all posts
Showing posts with label vija e madhe. Show all posts
Vija e lumit
Text Selec
Vija e madhe sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet Vija e Peshkut dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.t DisableVija e Madhe
Vija e madhe sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet Vija e Peshkut dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.
Subscribe to:
Posts (Atom)