Nuk kam të bukura vetëm vallet. Nuk kam të bukura vetëm këngët. Unë kam të bukura gjithçka, që ka buruar e buron nga rrënjët. SAMI BOGDANI
Hekurudha nga Prrenjasi deri tek hyrja e tunelit te Qafe Thanes
Hekurudha nga Prrenjasi deri tek hyrja e tunelit te Qafe Thanes (vija e kuqe) kishte nje ngritje prej 135 metrash per 7,5 km gjatesi, pra malore apo pjerresi e forte (18/000, lexohet 18 per mije, pra hekurudha ngrihej 18 metra ne lartesi ne 1 km gjatesi. Prrenjasi eshte ~575 metra mbi nivelin e detit, hyrja tunelit te Qafe Thanes eshte ~700 metra mbi nivelin e detit pra 125 metra disnivel. Tuneli Qafe Thanes eshte 3015 metra i gjate, por ketu nuk po flasim gjatesine e tij). Gjithashtu ne Rrajce kishte dhe dy kthesa te forta me rreze 300 metra. Nga tuneli Qafe Thanes deri ne Prrenjas, ishte nje nga pjeset me te veshtira te hekurudhes shqiptare, pjerresi e madhe 18/000, si dhe dy kthesa te forta qe ndikonin shume ne fuqine e trenit ne ngjitje, ose ne kujdesin e madh per te frenuar ne zbritje qe te mos te vene vagonat perpara dhe te mos ndalosh dot, sidomos ne kohe ngricash, temperatura te ulta minus 10 grade e me pak, qe mund te ngrijne valvolat e frenimit se edhe vagonet e mineralit jane te ngarkuar me nje peshe rreth 60 ton per vagon (flasim per trenat e mallit, se trenat e pasagjerit jane shume me te sigurte). Gjithashtu tek ato dy kthesat e Rrajces me r-300 metra, edhe ne kthesa te tjera te forta te zones Librazhd-Prrenjas, konsumoheshin shume buzet e bandazhit (rrotave) te lokomotives dhe vagoneve.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment