Xha Vesel, ju urojmë 95-vjetorin e lindjes dhe jetë të gjatë. Jeni një
nga të moshuarit e Rrajcës duam të dimë diçka më tepër për jetën tuaj?
Unë jam nga lagjja e Cokajve, në kufi me lagjen e Cukut. Unë kam dy
djem dhe një vajzë. Deri në këtë moshë kam punuar në fshat me atë pak tokë e pak blegtori që kishim. Aty rreth vitit 1938-1939, kur erdhi Italia
me një grup shokësh nga Rrajca filluam punë në Tiranë me Shoqerine
“Stasoli’’, në ndërtime. Kam punuar në ndërtimin e Pallatit të mbretit
Zog dhe e mbaj mend si sot. Kemi ndërtuar 333 dhoma atje tek kodra
si quhet tani ”Pallati i Brigadave”. Kam punuar me shoqërinë Italiane
“SALCINO” që shtronte rrugët dhe ndërtonte ura e pallate. Atë ditë
që erdhi Duçja me Viktor Emanuelin ne na rreshtuan dhe po prisnim
të vinte makina. Na thoshin se duhet të bërtasim e thërrasim “Rroftë
Duçja”, ”Rroftë Italia” e të duartrokasim. Ne kështu vepruam. Në këto
çaste u dëgjua një krismë pistolete. Unë e pashë me sytë e mi atë djalin
që qëlloi se isha shumë afër tij. Iu drodh dora dhe plumbat ranë poshtë
në tokë. Nuk e mbajti dot mirë pistoletën, u plagosën nja dy-tre veta e u
bë një rrëmujë e madhe. Arrestuan disa persona. Ne na pyetën si shoqëri
që punonim dhe nuk dinim se çfarë të thoshim, se nuk e njihnim atë që
qëlloi dhe pse qëlloi. Në vitin 1947 pasi mbarova detyrimin ushtarak u
ktheva në fshat se isha i martuar. Jam dekoruar me medaljen e çlirimit
dhe kam dëshmi e certifikata të ndryshme nga ushtria. Pas lirimit nga
ushtria unë meqë isha usta, fillova dhe punoja në ndërtim..
Kur është ndërtuar vija e lumit që shërben edhe në ditët e sotme
për vaditje dhe çfarë dini për ndërtimin e saj?
Në vitin 1845 është bërë vija e ujit. Për ndërtimin e vijës së lumit
është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut
Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani.
Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e
vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe
theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në
shami për ndihmë.
Bije ne mendime. Fshatarët e mi me cekanë, me qysqira, me sharra,
paskan lindur të bëjnë të lumtur të tjerët, po jo vetën e tyre. Në maje
të Qafe Thanës ndricon një reklamë me drita neon, ndersa makinat
nuk pushojnë, zbresin nëpër ato kthesa të forta, dhe pushojnë tek uji
tunelit. Nga një makinë zbrete një Rrajcar i kthyer nga kurbeti i largët
dhe shikon fshatin e tij me kurreshtje… E meriton krahina e vendlindjes
sime të bëhet një atraksion turistik, duket se thotë. Dhe këtë gjë jo vetëm
e ndjejnë shumë banorë aty, por dhe shenjat janë se gradualisht po bëhet
e tillë.
Nuk kam të bukura vetëm vallet. Nuk kam të bukura vetëm këngët. Unë kam të bukura gjithçka, që ka buruar e buron nga rrënjët. SAMI BOGDANI
S'TE LENE MOR I GJORE. (PRRENJAS)
S'TE LENE MOR I GJORE.
(PRRENJAS)
S'TE LENE MOR I MIRE
TE SHOSH PAK DRITE
PUNOVE NATE DITE
GJITH JETEN PER SHQIPERINE.
(PRRENJAS)
S'TE LENE MOR I MIRE
TE SHOSH PAK DRITE
PUNOVE NATE DITE
GJITH JETEN PER SHQIPERINE.
S'TE LENE MOR I GJORE
QE TE TE VENE DORE
TE TE KTHENE SHPERBLIME
PER GJITH C'DHE AT PRODHIME
QE TE TE VENE DORE
TE TE KTHENE SHPERBLIME
PER GJITH C'DHE AT PRODHIME
QYTET QE PER 50 VJET
S'PATE GJUME ,VEC PUN
NATE DITE SA NE GALERI
SA NE THELLESI NE PUS.
S'PATE GJUME ,VEC PUN
NATE DITE SA NE GALERI
SA NE THELLESI NE PUS.
S'TE LENE MOR I MJERE
TE MARTISH RESTON
PER GJITH AT VLERE
TI DUHETE TE ISHE BERNE .(QYTET I ZVICRES.
.
S'TE LENE MOR I GJORE
TE MARRISH FRYME
TE JANE LESHUAR CAKEJE
O BO BO PRRENJASI STADIUME.
TE MARTISH RESTON
PER GJITH AT VLERE
TI DUHETE TE ISHE BERNE .(QYTET I ZVICRES.
.
S'TE LENE MOR I GJORE
TE MARRISH FRYME
TE JANE LESHUAR CAKEJE
O BO BO PRRENJASI STADIUME.
TI MERTON SHUM
TI METITON OBELISK
TI NUK JE QYTET FANTAZME
SI DISA QYTETE QE AS GJE NUK DHANE.
TI METITON OBELISK
TI NUK JE QYTET FANTAZME
SI DISA QYTETE QE AS GJE NUK DHANE.
TI VEC PUNE SA NE MINIERE
SA NE FUSHE DOMOZDOVE
SA NE FERME E VRESHTA
SA NE PYJE TRUPA U SHQYEN SAURRELAT.
SA NE FUSHE DOMOZDOVE
SA NE FERME E VRESHTA
SA NE PYJE TRUPA U SHQYEN SAURRELAT.
TEK TY SKISH PUSHIM
TEK TY S'PATI REHAT
TEK TY VEC PUNE
PER RELAKS E GJUM NE AT KOHE
E PALLE VEC GRAMSH E LIBRAZHD.
TEK TY S'PATI REHAT
TEK TY VEC PUNE
PER RELAKS E GJUM NE AT KOHE
E PALLE VEC GRAMSH E LIBRAZHD.
UROJ TE TA KETHENE
RESTON E E SHPERBLIME
POR NJERZIT ATY
MOS MBAJNE VESHE TE TJERE.
RESTON E E SHPERBLIME
POR NJERZIT ATY
MOS MBAJNE VESHE TE TJERE.
F HALILI .
NAPOLI ITALI
20 SHKURT 2019
NAPOLI ITALI
20 SHKURT 2019
Rrajca është e të gjithve
Rrajca eshte e te gjitheve.
Kjo toke autoktone
Nuk eshte e disave
Nuk eshte e dy tre individeve.
Kjo toke autoktone
Nuk eshte e disave
Nuk eshte e dy tre individeve.
I gjith populli ka pjese
Cdo familje foshnje Rrajcare
cdo nip e cdo mbese
Cdo fis e cdo dege.
Cdo familje foshnje Rrajcare
cdo nip e cdo mbese
Cdo fis e cdo dege.
Cdo pasuri e kesaj zonje
Uji ,mali toke pyll
Kemi te gjith
Pjese aty.
Uji ,mali toke pyll
Kemi te gjith
Pjese aty.
At pasuri se ke vec ti
qe shfrytezon ne kete dite
Pse tu dha nje mundesi
Ti pasurohesh e populli rri.
qe shfrytezon ne kete dite
Pse tu dha nje mundesi
Ti pasurohesh e populli rri.
Njeri vjen e Ze malin
Tjetri vjen e Ze ujin
Njeri vjen Zapton pyllin
Zini dhe diellin , zini e qiellin.
Tjetri vjen e Ze ujin
Njeri vjen Zapton pyllin
Zini dhe diellin , zini e qiellin.
Dalin dy a tre te forte
gjejne sponsor
Ne qytete e evrope
Behen mashe ,e mish per tope.
gjejne sponsor
Ne qytete e evrope
Behen mashe ,e mish per tope.
Ashtu qenka mira Te dalim te gjithe
Te zaptojme pasurite
Te gjejme parelli ketej "e Rrajcen ta bleje.
Te zaptojme pasurite
Te gjejme parelli ketej "e Rrajcen ta bleje.
Jo mor mik nuk eshte ashtu
Ka faj populli qe ju le ju.
Po ja keni mate pulsin
po shiko cbejne ata banore te kuksit.
Ka faj populli qe ju le ju.
Po ja keni mate pulsin
po shiko cbejne ata banore te kuksit.
Rrajca eshte e te gjithe
nuk eshte e dy a treve
Prandaj rrini mbi dafina
se u punon biznesi e Fabrika.
nuk eshte e dy a treve
Prandaj rrini mbi dafina
se u punon biznesi e Fabrika.
Feta Halili
Subscribe to:
Posts (Atom)