Jam duke zbritur, Rrugës së Qafë-Thanës,
Duke e soditur
Vendlindjen time, Rrajcën...!
Nuk kam të bukura vetëm vallet. Nuk kam të bukura vetëm këngët. Unë kam të bukura gjithçka, që ka buruar e buron nga rrënjët. SAMI BOGDANI
Deri në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar, vallet në Rrajcë kërceheshin nëpër ceremoniale fetare dhe festa të ndryshme familjare si fejesa, dasma etj. Për herë të parë rrajcarët u organizuan si grupe në vitin 1949, në një aktivitet (festival) kombëtar, ku mori pjesë dhe Rrajca, e cila fitoi dhe Çmimin e Parë.