Vija e lumit

Text Selec
Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.t Disable

RRAJCA-NDERI DHE KRENARIA E LIBRAZHDIT

Rrajca, eshte zona ne veri-lindje te rrethit Librazhd. Sapo rruga automobilistike, le qytetin e Prrenjasit..aty ne te dyja krahet e rruges...do te gjenden familjet rrajcare, me tutje ne Rr.Qender, aty ku dikur ishin zyrat e adminstrimit, sot komuna e Rrajces.Kur zbret nga Qafa e Thanes, menjehere te bie ne sy, fusha e Domosdoves dhe lugina e Rrajces ne te djathte, ndersa ne te majte fsh.Urake dhe Kotodesh. Rrajca, eshte bere e njohur kudo per kulturen e saj, popullore shume te pasur.
       Rrajca ka nje popull, punetor, popull qe ruan dhe trashigon nga brezi ne brez traditen dhe zakonet e fshatit,rrajcaret jane njerez te sakrifices, mikprites dhe arsimdashes.Nder fiset kryesore te popullsise se Rrajces jane