Ilir GJIPALI
Në këto vitet e fundit në zonën e Librazhdit janë bërë një sërë ekspeditash
përnjohëse, për evidentimin e qendrave të ndryshme arkeologjike
të këtij rrethi. Në sa je të tyre, në hartën arkeologjike të kësaj zone, janë shënuar shumë qendra të periudhave të ndryshme të prehistorisë,
të atìtikitetit ilir dhe të mesjetës. Më mirë deri tani është gjurmuar
krahina e Qukësit dhe e Prrenjasit.
Do të kumtoj këtu vetëm për disa vendbanime neolitike dhe të epokës
së hershme të hekurit, të cilat më duken se paraqesin interes të veçantë
për studimin e prehistorisë dhe të protohistorisë së zonës së Librazhdit .Gjithashtu do të fias dhe për disa materiale të hershme ilire,
të cilat ruhen në muzeun e rrethit.
1.
Vendbanimi neolitik i Rrajcës
Në Rrajcë-fushë afër Prrenjasit, gjatë punimeve bujqësore, dalin
herë pas here mbi sipërfaqe, materiale të ndryshme arkeologjike, të përfaqësuara
kryesisht nga fragmente qeramike primitive, të cilat nga Ilir Gjipali
kësit, por dallon prej saj nga fakti, se Rrajca nuk e njeh akoma qeramikën
e pikturuar të stilit të pjekur starçevian të Kolshit I. Mungesa e
kësaj të fundit, le për të menduar se Rrajca kronologjikisht duhet të jetë
më e hershme nga Kolshi I, bile edhe nga Vashtëmia e Korçës, ku qeramika
e pikturuar, sic dihet, përfaqëson një nga elementët karakteristikë
të tyre.
2.
Vendbanimi i Qukës-Shkumbin
Si në Rrajcë edhe këtu, dalin vazhdimisht mbi sipërfaqe, gjatë punimeve bujqësore fragmente të konsiderueshme qeramike prehistorike.
Ne kemi mbledhur mjaft prej tyre. Duke e krahasuar materialin sipërfaqësor
të Qukës-Shkumbinit me atë të Rrajcës, kemi vënë re, se përveç
elementeve që i bashkojnë këto dy vendbanime, Qukës-Shkumbini
përmban dhe qeramikë, e ella nuk ndeshet në Rajcë dhe që sipas veçorive
të teknikës së punimit, tipologjisë dhe dekorit, duhet t'i përkasin
periudhave më të vonshme nga neoliti. Disa fragmente, midis të cilave
dhe një vegje horizontale, afrojnë mjaft me ato të epokës së bronzit të
Maliqit.
Kjo përbërje heterogjene e materialit sipërfaqësor të Qukës-Shkumbin, me përkatësi kronologjike të ndryshme, le për të supozuar se këtu duhet të kemi të bëjmë me një vendbanim disa shtresash. Sidoqoftë
këtë duhet ta sqarojnë gërmimet e ardhshme sistematike.
3.
Shpella e Pishkashit
Një rëndësi të veçantë për studimin e zhvillimit prehistorik të zonës
së Librazhdit, paraqesin vendbanimet shpellore të Pishkashit. Ato
ndodhen përballë qendrës së minierës. Nga të gjitha shpellat e këtij masi vi, ne gjurmuam vetëm tre prej tyre. Ato janë të përmasave të vogla
dhe mund të marrin jo më tepër se 12-14 vetë. Mbi sipërfaqen e këtyre
am.bienteve të banuara shpellore, u mblodhën disa fragmente qeramike
prehistorike, me teknikë punimi mjaft primitive. Mungesa e fragmenteve
që mund të lejonin riprodhimm grafik të enëve si dhe e atyre me
zbukurime, nuk lejon që të japim këtu, një vlerësim të saktë kronologjik
dhe kulturor të këtij materiali. Kjo do të arrihet vetëm pasi të jenë
bërë gërmime stratigrafike në këto shpella.
4.
Vendbanimi i fortifikuar në Qukës-Skënderbe.
Ky vendbanim gjendet në perëndim të rrugës automobilistike kur
shkon për në Prrenjas, duke kaluar në afërsi të urës së Bushtricës, që
të çon në fshatin me të njëjtin emër. Mbi këtë fshat, në një nga të tre
kreshtat e malit lartësohen muret e kalasë. Vetë pozicioni i kësaj pike
dominuese (rreth 1500 m.) lejon të kontrollohet gjithë gryka e Shkumbinit
dhe territori përreth. Përveç mureve, materiali tjetër arkeologjik
nuk u gjet mbi sipërfaqe.
Muri rrethues qarkon majën e kreshtës në formë vezake të kodrës
me përjashtim të anës lindore ku terreni është shumë i thyer e i pangjitshëm.
Muret duken mjaft mirë në anën jugore, j ugperëndimore e
perëndimore, kurse në drejtim të veriut ato dallohen shumë pak e vende
vende ndërpriten. Në qoshen lindore ku fillon muri, në një distance prej 7 m nga shkëmbi natyral gjëndet një hyrje e vogël prej 1 m.
Në krahun
perëndimor me drejtim JL-VP muri vazhdon deri në gjatësinë
70-80 m; më tej ai ndërpritet e nuk ndiqet më. Në anën veriore kalaja
përfundon me shpellën e Skënderbeut dhe më tej shtrihet kreshta e Firës
së Madhe. Muri është ndërtuar me blloqe guri të papunuar, të vendosur
pa një rregull të caktuar njëri mbi tjetrin në të thatë. Midis gurëve
krijohen hapësira të çrregullta, të cilat nuk janë mbushur. (fig. 1).
Blloqet janë të një madhësie mesatare, e rrallë ka të mëdhenj
(30 X 50 cm) etj. Lartësia e ruajtur e mûrit në anën jugore arrin 1,45 m,
në disa vende të tjera deri 2-2,5 m. Gjerësia është 2,1 m.
Duke u nisur nga veçoritë teknike të ndërtimit të mureve, mendojmë
se ky vendbanim duhet vendosur në grupin e qendrave të fortifikuara
ilire të periudhës së hershme të hekurit. Sipërfaqja e vogël e
saj, si dhe mungesa e materialit arkeologjik, lë për të kuptuar se këtu
duhet të kemi të bëjmë më tepër me një vend-strehim të përkohshëm
të popullsisë përreth, se sa me një vendbanim të qëndrueshëm
*
♦ *
Midis materialeve prehistorike që ndodhen në muzeun e rrethit, tërheqin
vëmendjen disa gjetje të rastit prej bronzi, të ruajtur në gjendje
relati visht të mirë. Këto janë një sëpatë dy tehëshe, një shpatë, një majë
shigjete bronzi dhe një përkrenare.Sëpatë bronzi dy tehëshe (Tab. I, 5), gjetur në Polis të Librazhdit
në vitin 1971. Sëpata ka formë drejtkëndëshe, me brinjët e zgjatura lehtë
të harkuara përbrenda dhe prefëse konvekse. Brima ku futet bishti
është vezake, me buzë të profiluara. Në të dy anët e njërës brimë (majtas
e djathtas) ngrihen tëmtha cilindrikë. Sëpata është e gjatë 21 cm,
kurse gjerësia e tehut tek prefsja - 7 cm., ndërsa në pjesën më të ngushtuar
të saj - 3,2 cm. Tëmthat cilindrikë me diametër 1 cm., dalin 0,6 cm.
në sipërfaqe. Vrima vezake i ka diametrat me këto përmasa: 3,4x2,2 cm.
Sëpata të tilla të ngjashme, me origjinë tipologjike egjeane, përveçse në
Shqipëri, janë të njohura edhe në Epir, Maqedoni, etj., pavarësisht se ekzemplari
i Polisit me tëmthat e tij cilindrik duket se përfaqëson një variant të veçantë, të panjohur deri tani në grupin e sëpatave dytehëshe.
Si kohë ajo i përket fundit të periudhës së bronzit, rreth shek. XIII-XII
p.e.sonë.
Shpatë prej bronzi e tipit të ashtuquajtur me dorezë në formë g juhe
(Tab. I, 6). U gjet gjatë punimeve bujqësore me traktor në Rashtan '
(në afërsi të Prrenjasit). E gjithë gjatësia e shpatës është 67 cm., tehu
i saj 58 cm. i gjatë, zgjero bet lehtë në afërsi të majës.
* Ajo nuk ka kurriz
në mes, siç e kanë zakonisht shpatat e këtij tipi, por vetëm dy kanale
gjaku për gjatë prefëseve që bashkohen në majën e shpatës. Gjerësia e tehut tek supet e dorezës është 2,5 cm. kurse në afërsi të majës
së saj 2,9 cm. Doreza ka tre perçina lidhje, dy në mbrojtësen e saj dhe
një në mbajtëse.
Kjo shpatë për nga forma paraqet një variant të panjohur me sa
dimë, në grupin e shpatave me dorezë në formë gjuhe të zbuïuafa në
vendin tonë. Më afër qëndron ajo për nga forma, me shpatën e Kakavisë
së Dropullit të Sipërm dhe me atë të Dukatit të Vlorës, pavarësisht
nga ndryshimet në përmasa dhe në trajtimin e tehut. Si tip shpata i
përket fundit të epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit, d.m.th.
rreth shek. XII-XI p.e.sonë.
Kësaj periudhe i përket dhe një majë shigjete
bronzi me tehun prizmatik, tip ky mjaft i përhapur në këtë kohë
në territorin e Shqipërisë (Tab. I, 7).
Përkrenare Ilire (Tab. I, 8). Është gjetur në
Rrajcë në gjendje mjaft
të mirë, me disa dëmtime të vogla. Forma e kokës është vezake, ndërsa
hapësira e fytyrës - trapezoidale. Ka këto përmasa: gjatësi dhe gjerësi
maksimale 27 x 23 cm.; Hapësira e fytyrës në vijën ballore është 10 cm.
Mbrapa përkrenarja përfundon me një strehë të shkurtër 2 cm., e cila
pjesërisht mbron qafën. Mbi ballin e përkrenares fillon kreshta e përbërë
nga dy kurrize, që përfundon mbrapa kokës, 3 cm. sipër strehës.
Çarja e mbiveshëve është këndore.
Buzët e trapezit të fytyrës, të parafaqeve dhe të pjesës mbrojtëse të
zverkut, i përshkon si një tegel një shirit i hollë, me fushë të zbukuruar
me rrathë të thelluar. Përkrenare të tilla janë të njohura në gjithë
Shqipërinë, të paktën që nga shek. V p.e.sonë, por që vazhdojnë të jenë
në përdorim deri në shek. II p.e.sonë.
Krahas materialeve që përshkruam, në muze ndodhen edhe mjaft
objekte të tjera metalike dhe prej balte të pjekur, që u përkasin periudhave
të vona historike. Këto janë disa maja heshtash, enë balte me
vernik të zi, terrakota, monedha bronzi, vegla pune prej hekuri, të gjetura
në pika të ndryshme të rrethit, si në Spardhar, Kotodesh, Prrenjas,
Rajcë, Orenjë etj.? dhe që datohen nga shek. III p.e.sonë e deri në
mesjetë.
Vendbanime dhe materiale të reja prehistorike. Të gjitha këto materiale si dhe vendbanimet prehistorike apo protohistorike
për të cilat sapo referuam shkurtazi në këtë kumtesë, me
karakter më tepër informativ, tregojnë qartë se zona e Librazhdit me
kushte të përshtatshme fiziko-gjeografike ka qenë e banuar pa ndërprerje
që nga periudhat më të hershme të neolitit. Gjurmimi i mëtejshëm arkeologjik
i kësaj zone, si dhe gërmimet sistematile që do të ndërmerren
në të ardhmen, do t'i zgjerojnë dhe thellojnë më shumë njohuritë tona
mbi zhvillimin historiko-kulturor të krahinës së Librazhdit.