KUR TEKNOLOGJIA MODERNE PERPUTHET ME PERVOJEN E ARKEOLOGEVE EKSPERT TE VITEVE '80
Shkrim i marrë nga faqja Albanian Archaeology

Datimet karbonike të vendbanimit të Podgorisë me kampione të marrë nga sonda në disa pika të tij në 2006 nga Projekti SANAP, luhaten brenda këtyre vlerave gjë që e bën më të qëndrueshme përkatësinë kronologjike të vendbanimit të Podgorisë në fund të mijëvjeçarit të VII -fillimin e mijëvjeçarit të VI B. C. Për sa i përket vendbanimit të Rajcës, ajo rezulton se i përket një periudhe më të vonë rreth mesit të mijëvjeçarit të VI B. C. Parë në kontekstin e analizave të bëra për kulturën materiale të vendbanimeve të referuara dhe të vlerësimeve kulturore e kronologjike të kryera nga autorët e gërmimit të realizuar në vitet ‘ 80’ të të shekullit të kaluar, këto të dhëna duket se përkojnë plotësisht me ato që u përfituan nga datimet absolute.
Në rastin e vendbanimit të hershëm neolitik të Rajcës ai është vlerësuar si vendbanim që “ përbëhet nga dy shtresa kulturore që përfaqësojnë faza të periudhës së neolitit të hershëm. Tiparet e tij e vendosin atë në një fazë të zhvilluar dhe fundore të Neolitit të Hershëm të zonës lindore” 28 me tendencë të shtresës së dytë kulturore drejt fillesave të neolitit të mesëm. Kjo do të thotë se Rajca përfaqëson një fazë finale të neolitit të hershëm dhe tashmë kjo fazë na jepet e shprehur në vlera absolute (nga analiza e C14 ) në kufijtë kohorë të 5650-5450 B. C.
Përputhja e plotë e rezultateve të datimeve relative me datimet absolute në të dy rastet, e qartëson më tej renditjen kronologjike të vendbanimeve të neolitit të hershëm të Shqipërisë Juglindore (ku përfshihet zona e Korçës, Pogradecit dhe Librazhdit). Datime të reja me C14 për vendbanimet neolitike të Rajcës dhe Podgorisë
Credit : Iris Bakiu & Ilir Gjipali