Showing posts with label historia Rrajcare. Show all posts
Showing posts with label historia Rrajcare. Show all posts

Koreografi Destan Karaj

Koreografi Destan Karaj, lindur më 25/5/1944 dhe deri tani në pleqëri i ka  kushtuar gjithë jetën traditës popullore folklorike të Rrajcës.
Koreografi Destan Karaj, lindur më 25/5/1944dhe deri tani në pleqëri  ia ka kushtuar gjithë jetën traditës popullore folklorike të Rrajcës.
Koreografi Destan Karaj në moshen 6-vjecare ka kërcyer per here te pare ne Festivalin Folklorik te viteve 1950-1951 ne Pogradec, kur Rrajca ishte pjese e Pogradecit. 
Ne vitin 1958 Rrajca u be pjese e Rrethit Librazhd dhe ne vitin 1959 mori pjese ne Festivalin Folklorik Kombetar ne Elbasan ku grupi i djemve mori medalje per here te pare.
Ne 1961 mori pjese perseri ne Festivalin Kombetar, kete here ne Tirane ku grupi u vleresua perseri per motivet unike te valles. Ne 1967 u mbajt Festivali Folklorik ne Lezhe me rastin e 500-vjetorit te Skenderbeut ku grupi perseri na nderoi per pjesemarrjen e tij.
Ne 1968  u mbajt FESTIVALI KOMBETAR I GJIROKASTRES ne te cilin kerceu me grupin shume te pergatitur dhe Rrajca mori cmimin e 2-te.
Ka qene ne te gjitha Festivalet Folklorike ne Gjirokaster. 
Ne 1973 u nderua me 2 medalje, nje si VALLTAR dhe tjetren si KOREOGRAF nga Drejtori i Folklorit Shqiptar Zini Sako.
Me vone vazhdoi shkollen per koreografi ne Tirane dhe u emerua koreograf ne qytetin e Prrenjasit ku me mjeshteri ka punuar per te vene ne skene valle,tablo koreografike e suita. Gjate kesaj kohe ne Prrenjas ka pasur 4 grupe vallesh, Grupi i Prrenjasit, Teknikumit, Rrajces dhe Shtepise se Pionerit. 
Gjate ketyre viteve ka bashkepunar me koreografin e talentuar Sadi Halili duke vene shume ansamble:Ansamblet e Klases Punetore, Ushtrise, Kooperativave  Bujqesore etj.
 Ka punuar ne Ansamblin e Shtetit duke vene valle burimore per te ashtuquajturat "Dekadat e Majit". 
Puna ne rrethet e tjera gjithashtu nuk ka munguar si ne Elbasan, Gramsh, Pogradec, Patos etj si dhe ne shume fshatra: Rrajce, Rrajce Skenderbe, Urake, Pishkash, Skroske,Qukes,Karkavec,Stravaj,Funares, Kuturman etj. 
Vite me pas ne 1998 pjese me Grupin Rrajces si perfaqesues te Shqiperise ne Festivalin Nderkombetar ne Turqi. Ne kete festival u vleresua me nje medalje koreografi Destan Karaj dhe gjithashtu me medalje edhe ansambli i pergatitur dhe i talentuar i Rrajces.
Arti, lidhja me vendlindjen, dhe tradita ishin motivi i tij per te ecur perpara per te nxjerre ne pah ne arena kombetare dhe nderkombetare vlerat e zones.
Ne shperblim te punes se tij te palodhur eshte vleresuar 2 here nga PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TE REPUBLIKES me Urdherin Naim Frasheri te klasit te 3-te dhe te 2-te me dy DEKORATA.
Qe ne vitin 2002 dhe ne vazhdim ka punuar me Ansamnlin Valet e Liqenit ne Ladolisht. (Maqedoni e Veriut) me pergjegjes Mustafa Murtishi, ku jane vene ne skene koreografi te te gjitha trevave ne Shqiperi dhe ne Maqedoni (shqiptaret e Maqedonise).
Ky ansambel gjithashtu eshte vleresuar me medalje ne shfaqet brenda Maqedonise dhe jasht saj.
Ne vitin 2021-2022 ne perpjekjen e perbashket me zotin Destan Myftari per te trasheguar traditat rrajcare u krijua Konaku i Rrajces. Ky konak ka dhene shfaqet e para ne Prrenjas, me pas ne Berat, Maqedonine e Veriut ku eshte vleresuar me Çertifikate Mirenjohjeje grupi i valleve dhe koreografi Destan Karaj .
 Se fundmi ne 2024 Konaku i Rrajces mori pjese ne Festivalin Nderkombetar ne Dregashe te Kosoves ku u vleresua me 3 medalje. 
Vitet kalojne por pasioni per traditen dhe trashegimine kulturore nuk ka munguar asnjehere dhe vazhdon ta udheheqe edhe sot e kesaj dite.