Ky artikull qe po vendos ketu,eshte mundesuar nga specialisti i Agro-mjedisit qe ka punuar dikur dhe si agronom ne fshatin Rr.Skenderbe, z.Ali Coka.Pershkrimi i tij u perpunua nga Lulzim Lul Rira me disa shtesa te vogla.
Pershkrimi biologjik i ekosistemit te zones, malore Rrajce,Librazhd.Zona e mbrojtur e Rrajces, ben pjese ne parkun kombetar, malor-''Shebenik-Jabllanice".Kjo zone si krahine malore qendrore me vone eshte rajonizuar si pjese juglindore ne teritorin e Shqiperise. Malet dhe kodrat e kesaj zone kane pak a shume te njejten lartesi mbi nivelin e detit, te cilat nderpriten nga disa perrenj e lugina, kjo ka bere qe terreni ne keto bjeshke te jete i thyer dhe mjaft i ashper.Zona natyrore e mbrojtur e Rrajces, ndodhet ne komunen e Rrajces te rrethit Librazhd.
Siperfaqja totale 4700 Ha( 1ha-hectar/hektar= 10.000 m2). Siperfaqe pyjore 3680 ha,Sip... kullosore 930 ha, Sip..ujore 10 ha dhe sip shkembore 80 ha.Zona e mbrojtur perfshin malin e Shebenikut dhe nje pjese te malit te Jabllanice- Belice te cilat nderpriten nga lumi ose perroi qe bashkon ujerat e ketyre bjeshkeve, keto ujera pasi grumbullohen, kalojne poshte fshatit Bardhaj, ku devijojne dhe marrin drejtimin e Bushtrices ku behen pjese e lumit Shkumbin.Maja me e larte e zones ajo me kuote 2262 m- e Reshpes, kuota 2251 m- maja e Shebenikut ,2194 m- maja e Fursit, 2137 m -maja e Dupkes,2050 m- maja e Buturakut, dhe 2029 m- kuota me e ulet e perroit te Peshkut,e lugines se perroit te Artinit dhe lugina e perroit te Skalaves. Sipas studimeve gjeologjike zona e mbrojtur ben pjese ne zonen tektonike Gramoz-Mirdite.Shkembinjte kryesore jane serpentinitet dhe baziket qe bejne pjese ne masivin e Shebenikut, qe ndodhen ne anen e majte te lumit te Bushtrices dhe gelqeroret,shkembinj sedimentare te masivit te Jabllanices, qe ndodhen ne anen e djathte te ketij lumi ose ne lindje te zones.Ne sasi te pakta ka dhe depozitime aluvionale. Ne kete zone takohen dy tipe tokash. Toka e murrme pyjore qe zene 82% te siperfaqes . Toka kafe te kuqerremta qe zene 18% te siperfaqes.Tokat e murreme pyjore zene pjesen me te madhe te siperfaqes, jane toka me thellesi mesatare, legusha shkon 2-5 cm ne shumicen e rasteve e dekompozuar. Ne keto toka jane instaluar pyjet e Ahut,te Pishes, te Bredhit e Meshteknes. Tokat kafe te kuqerremta, zene pjesen me te vogel te siperfaqes , ato jane kryesisht toka te ceketa,pa legushe mbi te cilat jane instaluar pyjet e Lisit/Dushkut dhe shkurret ku midis tyre rritet dhe Dellinja e kuqe dhe e zeze dhe bushi. Ne kete zone malore, gjendet gjithashtu Caji i malit, Sherebela, Dafina, Trendelina, Kacia, Zgorrofeta, Zambaku dhe lule te tjera.Ne luginen e Kovanikut, rritet shume dhe Trendafili i eger-Rose Hips, manat e Ferres, si dhe pema frutore e Thanes.Klima dhe sistemi-Hidrik i zones. Zona e mbrojtur ben pjese ne zonen klimatike mesdhetare malore ,nenzona mesdhetare malore -lindore.Mbizoterojne ererat qe fryne nga veriu dhe veri-lindja.Temperaturat mesatare vjetore ne pjesen e ulet 7-10 grade C, ne pjesen e larte 2-6 grade C.Minimalet absolute te temperatures levizin nga - 10 deri -15 grade C,ne dimra shume te ftohte temp zbret deri ne -20 grade C. Sasia vjetore e reshjeve shkon 1300-1800 mm,trashesia e debores ne zonen e ulet shkon deri ne 60 cm,ne zonen e larte shkon ne 2 m,dhe ne vende te vecanta deri ne 3 m. Zona natyrore e mbrojtur, ndodhen ne basenin uje mbledhes te lumit te Bushtrices ,i cili ne kete zone ka prurje te medha,gjatesia totale mbrenda zones eshte 18.5 km dhe 7 km jasht saje deri sa derdhet ne Shkumbin. Ne zallin e lumit te krijuar nga gerryerja e tokes gjendet bimesia si rrapi dhe shelgu etj. Ajo qe e ben te vecante kete lume eshte prania e ujerave te pasterta e te embela , duke krijuar ambjentin e jeteses se Troftes (salmo truta) se malit dhe te Lunderezes (lunderza , lutra) . Te dyja speciet rrezikohen per tu zhdukur ne kete zone. Perrenjte kryesore qe derdhen ne lumin e Bushtrices jane , perroi i Moraves, i Kunjit, perroi i Peshkut, perroi i Artinit, perroi i Skalaves dhe perroi i Shurit te Zi. Liqenet e Rrajces,ne Likopather.Ne kete zone ndodhen 8 liqene ne shpatin lindor te malit te Shebenikut .Jane liqene te vendosur ne fundin e nje kompleksi akullnajor,ata jane te ndare njeri nga tjetri me depozitime moremike dhe shkembinj njerresore.Thellesia e liqeneve shkon disa metra,ato kane uje te ftohte dhe shume te paster.Gjate dimrit liqenet ngrijne ne siperfaqe shtrese te forte akulli, mbi te cilen bie debora deri kur fillon shkrirja e akullit ne pranvere. Keto liqene kane bukuri te rralla natyrore . Tre liqene qe njihen me emrin liqenet e Rrajces kane siperfaqen me te madhe , ato ndodhen ne shpatin lindor te Shebenikut , poshte majes se Fursit. — meAli Coka
Text Select Disable