Letra e bardhë - Fabul nga Feta Halili

Un jam Letra e bardhe
Tek un shkruhet me te zeza
Te gjitha un i mbaj ,
Fjale te hidhura e te mira ,c'jane.
Qe ne kohe te lashta kam dale
jo kaq e bukur e holle e bardhe
Me trashe e pak e verdhe
Pa mua nuk mbahen ,mend ato fjale.
Po nuk qesh un,ska zhvillim
Nuk ka e behet shtet
Pa mua nuk ka vizatim e projekt
Pa mua nuk ka shkolle e fakultet.
Tek letra shkruhen marrveshjet
Tek un shkruhen pershendetjet
Tek un shkruhet gjuhesia
shkruhet tregime ,e histroria.
Tek un letra jan firmosura luftrat
jane shkrojtur datat e pavarsise
jane shkrojtur data e clirimit
Kujtimet e vegjelise.
Un pra jam letra
Tek un fillon jeta
Tek un shkruhet ABC-ja
tek un ne afishe ,data vdekja.
Un pra jam e bardhe ,si bora letra
Pa mua nuk prodhohen libra
s'ka pa mua regjistra e hipoteka
pa mua nuk shkruhet drama ,e notat muzika.
15 janar 2019 .
Ju pershendes miq
Nje mbremje te bukur ju uroj.

RRAJCA SKENDERBEJ


Katund plak,Shenkolle e Kovanik,
eshte vendi ku miku pritet pa frike,
e para se nuk ke shume kohe me ike.
Me kujtohet kur isha i vogel dhe shkoja tek halla.
Do ta merrte vesh e gjithe mehalla:
Ooo kush me ka ardhe mua sot,
dhe syte i mbusheshin menjehere me lot.
Ushqim bio,mikpritje,zemergjeresi,
e cfare me teper duhet, sofra plot meze,
e shishja mbushur me raki thane,
se keshtu jane rrajcaret e kesaj ane.
Te moshuarit nuk te lene pa bere dolli, pa i pire gotat te gjitha nji e me nji.
Per te shkuar atje do kalosh patjeter,
tek shkalla e Skenderbeut.
Aty pushon pak dhe thua: Si e ka care
malin me shpate!!
Bukurite natyrore te fshatit jane fantastike:
Shkembinj te thepisur qe rrine mbi krye,
poshte zalli me peshkun e rralle,
mulliri shume i vjeter,per ta vizituar eshte nje arsye tjeter.
Fusha e Dardhes me pyllin perreth,
mbuluar me ah pisha e bredh.
Dellinja e zeze caj mali e lule mali,
dhe shume e shume te tjera,lule e bime mjekesore.
Nga Rrajca Skenderbe kane dale:
Drejtore e prokurore ,kengetare e arsimtare,
Inxhiniere e valltare,ca ne sistemin e sotem e ca ne sistemin e pare.
Po dhe shume mergimtare,sipermarres
e te pare,
qe punojne botes mbare.
Por Rrajca nuk ka te ndare,
jemi nje e te pandare,
I themi vetes Rrajcare,
dhe per kete jemi krenare.
Se Rrajcari eshte i drejte,
shikon vec punen e vet,
si ne fshat dhe ne qytet,
po ti biesh Rrajces verdalle,
mbaron ne Kovanik,
e fillon ne Pocivalle.

Poezi nga Bedri Hana

Ju falenderoj per vemendjen tuaj!
25 tetor 2018 ATHINE