Shkëputur nga libri <<Jeto Jetën>>-Libër me poezi nga Zydi Mala
Ymer Bozha djaloshari
U godit nga taksidari
Ai taksa nuk pagoi
Ne burg, Oher na e coi
U godit nga taksidari
Ai taksa nuk pagoi
Ne burg, Oher na e coi
Si Ymeri pa te tjere
Numrin 100 pati shkuar
Na e gjithe kaza e Oherit
S’kishin leke per te paguar
Numrin 100 pati shkuar
Na e gjithe kaza e Oherit
S’kishin leke per te paguar
Denimin ua pane treguar
Ne luge te mullirit do kalojne
Kush te dali gjalle
Ai, do te shpetoje
Ne luge te mullirit do kalojne
Kush te dali gjalle
Ai, do te shpetoje
Ne qeli burrat rrinin
Dita dites ata prisnin
Ja te vdisnin e te shkonin
Ja te dilnin e te rronin
Dita dites ata prisnin
Ja te vdisnin e te shkonin
Ja te dilnin e te rronin
Diten qe do behej gjyqi
Njeri nga trupi gjykues
Si lexoi proceverbalin
Nga podium u shkeput
Njeri nga trupi gjykues
Si lexoi proceverbalin
Nga podium u shkeput
Aty prane ai qendroi
-Kush eshte Ymer Bozha? Kerkoi
Aty ne rrjeshtin e pare
Ymer Bozha ne kembe qendroi
-Kush eshte Ymer Bozha? Kerkoi
Aty ne rrjeshtin e pare
Ymer Bozha ne kembe qendroi
-Me njeh mua kush jam?
-Jo I thote Ai
-Une pse te njoh, ti mua pse jo ?
-Te lutem me fal, mua mu trego
-Jo I thote Ai
-Une pse te njoh, ti mua pse jo ?
-Te lutem me fal, mua mu trego
-A mban mend o rrajcar
Shume vite kane kaluar
Ne fshatin tend bujar
Nje ushtri ka qendruar
Shume vite kane kaluar
Ne fshatin tend bujar
Nje ushtri ka qendruar
Ti u solle te hanin
Se qene te uritur
Ti kaun e vetem there
Me plot zemer na ke pritur
Se qene te uritur
Ti kaun e vetem there
Me plot zemer na ke pritur
Po, po ashtu ka qene
Komandanti me kerkoi
Pak ushqim per te ngrene
Se ushtaret s’kan fuqi te shkojne
Komandanti me kerkoi
Pak ushqim per te ngrene
Se ushtaret s’kan fuqi te shkojne
-Une jam ai komandanti
Qe me ty pata takuar
Qe u tregove i gatshem
Ushtaret per ti shpetuar
Qe me ty pata takuar
Qe u tregove i gatshem
Ushtaret per ti shpetuar
Qofsh shendoshe ,
une s’te njoh
Nga ato qe thua
Tani une u besoj
une s’te njoh
Nga ato qe thua
Tani une u besoj
Tani - thote ai
Per te miren qe ti ke bere
Nga une je i falur
Nga une je i lire
Per te miren qe ti ke bere
Nga une je i falur
Nga une je i lire
Ah, jo bre zoteri
Kete s’mund ta bej
Se une s’jam i vetmi
Kam njeqind shoket e mi
Kete s’mund ta bej
Se une s’jam i vetmi
Kam njeqind shoket e mi
Me ta u njoha u beme nje
Kur te futen ata ne lug te mullirit
Edhe bashke me ta
Jeten do ta bej fli
Kur te futen ata ne lug te mullirit
Edhe bashke me ta
Jeten do ta bej fli
Si e pa qe Ymeri s’pranoi
I vetem nga shoket te shpetoj
Trupin gjykues mblodhi
I mblodhi te bisedoje
I vetem nga shoket te shpetoj
Trupin gjykues mblodhi
I mblodhi te bisedoje
Duke ua treguar historine
Ymer Bozha nga Rrajca ky burre
Shpetoi 300 ushtaret e mi
Ne nje dite te veshtire
Ymer Bozha nga Rrajca ky burre
Shpetoi 300 ushtaret e mi
Ne nje dite te veshtire
Trupi gjykues vendosi
Vendimin ta anulloje
Per hatrin e Ymer Bozhes
100 burrat ti shpetoje
Vendimin ta anulloje
Per hatrin e Ymer Bozhes
100 burrat ti shpetoje
Te 100 burrat shpetuan
Ne saje te ketij burri rrajcar
Nje kenge atij i kushtuan
Qe mbeti nje histori e papare
Ne saje te ketij burri rrajcar
Nje kenge atij i kushtuan
Qe mbeti nje histori e papare
Zydi MALA