Daullja dhe pizgat-Veglat muzikorre tradicionale neRrajce





Kishim filluar ta harronim kete kombinim te orkestres po eshte fantastike kur e jeton live

Strugania





Ashtu si Vallja e Rrajces dhe Vallja e Struges eshte nje nga me te pelqyerat ne Treven e Rrajces.

UNE E DI KU KAM LINDUR..


Që nga uraka frynë një erë.
 Fshat i bukur me shumë vlerë.
 Katjel, Kotodesh edhe rrajce.
 Bukurine kjo zone e ka hak. .
 Domosdova sofer e madhe Poshte fushe,
 e larte male Perrenjasin, e Rashtani perballë
 Shkelqejne si gure margaritarë. 
. Mbi Pishkash bilbili kendon
 Karkavecin e veshtron.
 Në ato male, gurë e kreshta
 Ku eshte Fanja dhe Berzeshta. 
. Farreti i vogel vetem ka mbetur.
 Mallë e gure, bashke jane tretur 
 Histori e madhe eshte shkruar.
 Koha e vuajtes i ka munduar. .
 Fjale per Quksin jo nuk kam
 Në zëmër të tij un gjithmon jam.
 Nuk gjej fjale per ta pershkruar.
 Fshat me vlera, si gur i çmuar. 
. Nuk e di pse kaq shpejt lotoj
 Pranë tij, une kur kaloj
 Ai kurre s'më thotë një fjalë
 Mërzitet, pse s'më ka djalë. 
. Mos qajë o Qukes me ligjerime.
 Se te kam ne zemren time.
 Pranë teje gjithmon dua të rri
 Se si ty, jo tjeter nuk di. 
. Bukurine na e dha natyra Burim kristali,
 që rrjedh nga Xhyra Vehcani bermbi pyje
 Me malet nyje nyje. 
. Hotolisht, dhe Dragostunjê
 Më bejnë te ulem ne gjunje.
 Se per zonën time jam gjithmon mik
 Nga Stebleva deri ne Lunik. 
. Flisni një fjalë, se nuk dini pak.
 Fol njeher oj Mirak.
 Fshatra te lashtë, si rrënje lisi.
 Sopoti i shenjte, dhe Polisi. 
. Shëtis krenar mbi keto an Shkel krenar mbi Kuturman.
 Shebeniku rrenja e historis Ku ka lindur, farê e fis. 
. Neshtë, Rinas dhe Spathar Jane gurë te larë me ar.
 Si Guri i Kuq, bashkë me Qarrishtë.
 Janë te rradhe numurohen me gisht. .
 Si keta njerëz ketej, jo nuk ka
 Të rrespektojne si vella.
 Jo nuk ka more si Librazhdiotët Bashke qajne,
                              bashke i fshijne lotet!

Vallja Rrajces ne dasmen e Lulezime Beqo.





Te trashegohet Cifti
Sigurisht kjo valle i frymezon gjithe rrajcaret ,te medhenj e te vegjel.
Te cilet gjithashtu vazhdojne ta ruajne traditen si ne kenge ,valle dhe ne veshjen tradicionale.
Eh kjo valle te gjallet i cmend te vdekurit i zgjon........................e pa  imagjinueshme!
Muzikante: Xhevair Dashi dhe grupi      Te mrekullueshem!

Vija e lumit

Text Selec
Vija e madhe  sic e quajne dhe rrajcaret,e ndertuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840 .Ne krye te saj ajo fillon me pjesen qe quhet  Vija e Peshkut  dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.
Inagurimi i kesaj vije te lumit eshte bere me qindra deshe dhe bashke me gjakun e bagetive u perzie dhe gjaku i tokes ,prej kesaj zone rrjedh dhe legjenda e murimit sipas PROF.DHIMITER SHUTERIQIT ne librin'' Mledhes te folklorit'' faqe43 Kenget e Murimit .botim 1956..Ja pra qe ne Rrajce ekziston Legjenda e murimit
   Ndërsa sipas ndërtuesit te vjetër rrajcar Vesel Bexhet Coka  në intervistën që i kemi marrë thotë : Në vitin 1845 është bërë vija e Lumit( Vija e Madhe ). Për ndërtimin e vijës së lumit është ngritur fshati dhe në krye të punës ka vënë si përgjegjës Mahmut Bogdanin nga Guri i Koklit, në Policë. Ka qenë dhe Ramadan Bogdani. Tregojnë se si e lidhte litarin pas trupit për të punuar në vijë kur pjesa e vijës ishte në shkëmb. Mahmut Bogdani mblodhi miqtë nga Ohri dhe theri dy a tre qe. Hidhnin lekët në shami. Miqtë hidhnin florinjtë në shami për ndihmë.t Disable

RRAJCA-NDERI DHE KRENARIA E LIBRAZHDIT

Rrajca, eshte zona ne veri-lindje te rrethit Librazhd. Sapo rruga automobilistike, le qytetin e Prrenjasit..aty ne te dyja krahet e rruges...do te gjenden familjet rrajcare, me tutje ne Rr.Qender, aty ku dikur ishin zyrat e adminstrimit, sot komuna e Rrajces.Kur zbret nga Qafa e Thanes, menjehere te bie ne sy, fusha e Domosdoves dhe lugina e Rrajces ne te djathte, ndersa ne te majte fsh.Urake dhe Kotodesh. Rrajca, eshte bere e njohur kudo per kulturen e saj, popullore shume te pasur.
       Rrajca ka nje popull, punetor, popull qe ruan dhe trashigon nga brezi ne brez traditen dhe zakonet e fshatit,rrajcaret jane njerez te sakrifices, mikprites dhe arsimdashes.Nder fiset kryesore te popullsise se Rrajces jane

Kroi i Feratit

Kroi i Feratit ... ky krua eshte ndertuar para afersisht 90 vitesh nga Ferat Beqo burimin qe ndodhej ne funt te arave te tij dhe nga ku shume cobene e kane perdorur ashtu si Kroi i daj Veliut
(hoxhe Veli Ballshkashi) gjithashtu dhe Kroi i Collakut qe jane dhe me shume te njohur sepse jane ne rruge kyc dhe eshte perdorur nga kalimtere te shumte si vende shplodhjeje gjithashtu dhe  per cobenet e fshatit
..dhe eshte bere me kete pak cimento ne kohen e kooperatioves ...ndodhet ne vendin e ashtuqujtur Nropje ne Qafthane .


Kroi i Feratit
Kroi i Collakut

Text Select Disable

Ymer Aga RRAJCA-Historia Rrajcare

Kete histori mbi kryeplakun Rrajcar te kohes se pushtimit Otoman ma ka treguar disa here babai im  por tani mendova se duhet ta bej publike dhe per ju  .



Ymer Age RRAJCA. ''Ymer Bozha'' ishte nga fisi Bozha i fsh. Rrajce -Sutaj. Ai do te ishte kryplak i fshatit dikur ne kohen e tij, kohe kur vendi jone ishte nen sundimin Turk. Ne ate kohe, nje punonjes turk, i zones te Elbasanit, shkon ne Rrajce dhe i kekon rrajcarit Bozha, strehim dhe mbrojtje nga kundershtaret qe kishin marre vendim........klikoni per vazhdimin ne (read more)

Nje popull qe nuk rrespekton te shkuaren nuk ka te ardhme!

Komente ne FB per tragjedine historike Shqiptare!

Maje tumes ne Urake

Maje Tumes ne Urake
Veshtroj poshte Domosdoven;
Porsi lule manushaqe,
Si ne pellembe te dores,


Vine valet e Lingajces,

Frymezime te natyres rrajcare


Text Select Disable