Showing posts with label historia. Show all posts
Showing posts with label historia. Show all posts

Çfarë fshihet në nëntokën e Rrajcës?

Gërmimet e vetme arkeologjike të viteve "80 në zonën e Rrajcës dhe përkatësisht në fushën e Marajt (megjithëse ishin të pakta) nxorrën në dritë disa të dhëna shumë të rëndësishme historike dhe arkeologjike të periudhës së Neolitit të hershëm.

KUR TEKNOLOGJIA MODERNE PERPUTHET ME PERVOJEN E ARKEOLOGEVE EKSPERT TE VITEVE '80
         Shkrim i marrë nga faqja Albanian Archaeology

   Rezultatet e analizave të radiokarbonit të kryera në material kockor nga vendbanimet e neolitit të hershëm të Rajcës dhe Podgorisë, na ofrojnë datime të kronologjisë absolute të këtyre dy siteve. Ndërsa për Podgorinë kemi datime absolute edhe nga mostra karbonike (Allen, Gjipali, 2013), në rastin e Rajcës analiza e kryer në kampionin e kockës përbën datimin e parë absolut. Rezultatet e marra nga matjet tregojnë se dy mostrat kishin kolagjen të mjaftueshëm për të kryer matje të C14. Kështu kampioni i Rajcës dha datimin 5791-5291 vite para Kr., ndërsa mostra e Podgorisë datimin 6216-5616 vite para Kr. Duke ju referuar kurbës grafike të datimeve të tyre të kalibruara, për Rajcën datimi duket se lëviz në kufijtë e 5650-5450 B. C., ndërsa për Podgorinë 6000-5700 B. C. 


   Datimet karbonike të vendbanimit të Podgorisë me kampione të marrë nga sonda në disa pika të tij në 2006 nga Projekti SANAP, luhaten brenda këtyre vlerave gjë që e bën më të qëndrueshme përkatësinë kronologjike të vendbanimit të Podgorisë në fund të mijëvjeçarit të VII -fillimin e mijëvjeçarit të VI B. C.     Për sa i përket vendbanimit të Rajcës, ajo rezulton se i përket një periudhe më të vonë rreth mesit të mijëvjeçarit të VI B. C. Parë në kontekstin e analizave të bëra për kulturën materiale të vendbanimeve të referuara dhe të vlerësimeve kulturore e kronologjike të kryera nga autorët e gërmimit të realizuar në vitet ‘ 80’ të të shekullit të kaluar, këto të dhëna duket se përkojnë plotësisht me ato që u përfituan nga datimet absolute. 
   Në vlerësimin kulturor e kronologjik të vendbanimeve të hershme neolitike, Prendi e inkuadron Podgorien në grupin e vendbanimeve të fazës së vonë të neolitit të hershëm të Shqipërisë, me lidhje të ngushta kulturore me vendbanime të varianteve kryesore neolitike brenda e jashtë territorit të Shqipërisë “ si një kulturë me një zhvillim relativisht të lartë, por në të njëjtën kohë, me sa duket, me fillim diçka më vonë në krahasim me grupet fqinje të neolitit të hershëm të Maqedonisë egjeane (Nea Nikomedia) dhe të asaj jugosllave Anzabegovo-Vrshnik I)” 27 Datimi me C14 në të dy rastet (me kampione thëngjilli dhe kocke) konfirmon plotësisht këtë pozicion kronologjik. 
   Në rastin e vendbanimit të hershëm neolitik të Rajcës ai është vlerësuar si vendbanim që “ përbëhet nga dy shtresa kulturore që përfaqësojnë faza të periudhës së neolitit të hershëm. Tiparet e tij e vendosin atë në një fazë të zhvilluar dhe fundore të Neolitit të Hershëm të zonës lindore” 28 me tendencë të shtresës së dytë kulturore drejt fillesave të neolitit të mesëm. Kjo do të thotë se Rajca përfaqëson një fazë finale të neolitit të hershëm dhe tashmë kjo fazë na jepet e shprehur në vlera absolute (nga analiza e C14 ) në kufijtë kohorë të 5650-5450 B. C. 
   Përputhja e plotë e rezultateve të datimeve relative me datimet absolute në të dy rastet, e qartëson më tej renditjen kronologjike të vendbanimeve të neolitit të hershëm të Shqipërisë Juglindore (ku përfshihet zona e Korçës, Pogradecit dhe Librazhdit). Datime të reja me C14 për vendbanimet neolitike të Rajcës dhe Podgorisë
Credit : Iris Bakiu & Ilir Gjipali

VENDBANIME DHE MATERIALE PARAHISTORIKE NGA RRETHI I LIBRAZHDIT

Ilir GJIPALI

   Në këto vitet e fundit në zonën e Librazhdit janë bërë një sërë ekspeditash përnjohëse, për evidentimin e qendrave të ndryshme arkeologjike të këtij rrethi. Në sa je të tyre, në hartën arkeologjike të kësaj zone, janë shënuar shumë qendra të periudhave të ndryshme të prehistorisë, të atìtikitetit ilir dhe të mesjetës. Më mirë deri tani është gjurmuar krahina e Qukësit dhe e Prrenjasit.


          Do të kumtoj këtu vetëm për disa vendbanime neolitike dhe të epokës së hershme të hekurit, të cilat më duken se paraqesin interes të veçantë për studimin e prehistorisë dhe të protohistorisë së zonës së Librazhdit .Gjithashtu do të fias dhe për disa materiale të hershme ilire, të cilat ruhen në muzeun e rrethit.
    1.
     Vendbanimi neolitik i Rrajcës 
Në Rrajcë-fushë afër Prrenjasit, gjatë punimeve bujqësore, dalin herë pas here mbi sipërfaqe, materiale të ndryshme arkeologjike, të përfaqësuara kryesisht nga fragmente qeramike primitive, të cilat nga Ilir Gjipali kësit, por dallon prej saj nga fakti, se Rrajca nuk e njeh akoma qeramikën e pikturuar të stilit të pjekur starçevian të Kolshit I. Mungesa e kësaj të fundit, le për të menduar se Rrajca kronologjikisht duhet të jetë më e hershme nga Kolshi I, bile edhe nga Vashtëmia e Korçës, ku qeramika e pikturuar, sic dihet, përfaqëson një nga elementët karakteristikë të tyre.
    2.
   Vendbanimi i Qukës-Shkumbin 
Si në Rrajcë edhe këtu, dalin vazhdimisht mbi sipërfaqe, gjatë punimeve bujqësore fragmente të konsiderueshme qeramike prehistorike. Ne kemi mbledhur mjaft prej tyre. Duke e krahasuar materialin sipërfaqësor të Qukës-Shkumbinit me atë të Rrajcës, kemi vënë re, se përveç elementeve që i bashkojnë këto dy vendbanime, Qukës-Shkumbini përmban dhe qeramikë, e ella nuk ndeshet në Rajcë dhe që sipas veçorive të teknikës së punimit, tipologjisë dhe dekorit, duhet t'i përkasin periudhave më të vonshme nga neoliti. Disa fragmente, midis të cilave dhe një vegje horizontale, afrojnë mjaft me ato të epokës së bronzit të Maliqit. Kjo përbërje heterogjene e materialit sipërfaqësor të Qukës-Shkumbin, me përkatësi kronologjike të ndryshme, le për të supozuar se këtu duhet të kemi të bëjmë me një vendbanim disa shtresash. Sidoqoftë këtë duhet ta sqarojnë gërmimet e ardhshme sistematike.
    3.
    Shpella e Pishkashit 
Një rëndësi të veçantë për studimin e zhvillimit prehistorik të zonës së Librazhdit, paraqesin vendbanimet shpellore të Pishkashit. Ato ndodhen përballë qendrës së minierës. Nga të gjitha shpellat e këtij masi vi, ne gjurmuam vetëm tre prej tyre. Ato janë të përmasave të vogla dhe mund të marrin jo më tepër se 12-14 vetë. Mbi sipërfaqen e këtyre am.bienteve të banuara shpellore, u mblodhën disa fragmente qeramike prehistorike, me teknikë punimi mjaft primitive. Mungesa e fragmenteve që mund të lejonin riprodhimm grafik të enëve si dhe e atyre me zbukurime, nuk lejon që të japim këtu, një vlerësim të saktë kronologjik dhe kulturor të këtij materiali. Kjo do të arrihet vetëm pasi të jenë bërë gërmime stratigrafike në këto shpella.
   4.
    Vendbanimi i fortifikuar në Qukës-Skënderbe.
Ky vendbanim gjendet në perëndim të rrugës automobilistike kur shkon për në Prrenjas, duke kaluar në afërsi të urës së Bushtricës, që të çon në fshatin me të njëjtin emër. Mbi këtë fshat, në një nga të tre kreshtat e malit lartësohen muret e kalasë.    Vetë pozicioni i kësaj pike dominuese (rreth 1500 m.) lejon të kontrollohet gjithë gryka e Shkumbinit dhe territori përreth. Përveç mureve, materiali tjetër arkeologjik nuk u gjet mbi sipërfaqe. Muri rrethues qarkon majën e kreshtës në formë vezake të kodrës me përjashtim të anës lindore ku terreni është shumë i thyer e i pangjitshëm. Muret duken mjaft mirë në anën jugore, j ugperëndimore e perëndimore, kurse në drejtim të veriut ato dallohen shumë pak e vende vende ndërpriten. Në qoshen lindore ku fillon muri, në një distance prej 7 m nga shkëmbi natyral gjëndet një hyrje e vogël prej 1 m.
    Në krahun perëndimor me drejtim JL-VP muri vazhdon deri në gjatësinë 70-80 m; më tej ai ndërpritet e nuk ndiqet më. Në anën veriore kalaja përfundon me shpellën e Skënderbeut dhe më tej shtrihet kreshta e Firës së Madhe. Muri është ndërtuar me blloqe guri të papunuar, të vendosur pa një rregull të caktuar njëri mbi tjetrin në të thatë. Midis gurëve krijohen hapësira të çrregullta, të cilat nuk janë mbushur. (fig. 1). Blloqet janë të një madhësie mesatare, e rrallë ka të mëdhenj (30 X 50 cm) etj. Lartësia e ruajtur e mûrit në anën jugore arrin 1,45 m, në disa vende të tjera deri 2-2,5 m. Gjerësia është 2,1 m. Duke u nisur nga veçoritë teknike të ndërtimit të mureve, mendojmë se ky vendbanim duhet vendosur në grupin e qendrave të fortifikuara ilire të periudhës së hershme të hekurit. Sipërfaqja e vogël e saj, si dhe mungesa e materialit arkeologjik, lë për të kuptuar se këtu duhet të kemi të bëjmë më tepër me një vend-strehim të përkohshëm të popullsisë përreth, se sa me një vendbanim të qëndrueshëm
   * ♦ *
    Midis materialeve prehistorike që ndodhen në muzeun e rrethit, tërheqin vëmendjen disa gjetje të rastit prej bronzi, të ruajtur në gjendje relati visht të mirë. Këto janë një sëpatë dy tehëshe, një shpatë, një majë shigjete bronzi dhe një përkrenare.Sëpatë bronzi dy tehëshe (Tab. I, 5), gjetur në Polis të Librazhdit në vitin 1971. Sëpata ka formë drejtkëndëshe, me brinjët e zgjatura lehtë të harkuara përbrenda dhe prefëse konvekse. Brima ku futet bishti është vezake, me buzë të profiluara. Në të dy anët e njërës brimë (majtas e djathtas) ngrihen tëmtha cilindrikë. Sëpata është e gjatë 21 cm, kurse gjerësia e tehut tek prefsja - 7 cm., ndërsa në pjesën më të ngushtuar të saj - 3,2 cm. Tëmthat cilindrikë me diametër 1 cm., dalin 0,6 cm. në sipërfaqe. Vrima vezake i ka diametrat me këto përmasa: 3,4x2,2 cm. Sëpata të tilla të ngjashme, me origjinë tipologjike egjeane, përveçse në Shqipëri, janë të njohura edhe në Epir, Maqedoni, etj., pavarësisht se ekzemplari i Polisit me tëmthat e tij cilindrik duket se përfaqëson një variant të veçantë, të panjohur deri tani në grupin e sëpatave dytehëshe. Si kohë ajo i përket fundit të periudhës së bronzit, rreth shek. XIII-XII p.e.sonë.   
   Shpatë prej bronzi e tipit të ashtuquajtur me dorezë në formë g juhe (Tab. I, 6). U gjet gjatë punimeve bujqësore me traktor në Rashtan ' (në afërsi të Prrenjasit). E gjithë gjatësia e shpatës është 67 cm., tehu i saj 58 cm. i gjatë, zgjero bet lehtë në afërsi të majës.
  * Ajo nuk ka kurriz në mes, siç e kanë zakonisht shpatat e këtij tipi, por vetëm dy kanale gjaku për gjatë prefëseve që bashkohen në majën e shpatës. Gjerësia e tehut tek supet e dorezës është 2,5 cm. kurse në afërsi të majës së saj 2,9 cm. Doreza ka tre perçina lidhje, dy në mbrojtësen e saj dhe një në mbajtëse. Kjo shpatë për nga forma paraqet një variant të panjohur me sa dimë, në grupin e shpatave me dorezë në formë gjuhe të zbuïuafa në vendin tonë. Më afër qëndron ajo për nga forma, me shpatën e Kakavisë së Dropullit të Sipërm dhe me atë të Dukatit të Vlorës, pavarësisht nga ndryshimet në përmasa dhe në trajtimin e tehut. Si tip shpata i përket fundit të epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit, d.m.th. rreth shek. XII-XI p.e.sonë.
    Kësaj periudhe i përket dhe një majë shigjete bronzi me tehun prizmatik, tip ky mjaft i përhapur në këtë kohë në territorin e Shqipërisë (Tab. I, 7).
   Përkrenare Ilire (Tab. I, 8). Është gjetur në Rrajcë në gjendje mjaft të mirë, me disa dëmtime të vogla. Forma e kokës është vezake, ndërsa hapësira e fytyrës - trapezoidale. Ka këto përmasa: gjatësi dhe gjerësi maksimale 27 x 23 cm.; Hapësira e fytyrës në vijën ballore është 10 cm. Mbrapa përkrenarja përfundon me një strehë të shkurtër 2 cm., e cila pjesërisht mbron qafën. Mbi ballin e përkrenares fillon kreshta e përbërë nga dy kurrize, që përfundon mbrapa kokës, 3 cm. sipër strehës. Çarja e mbiveshëve është këndore. Buzët e trapezit të fytyrës, të parafaqeve dhe të pjesës mbrojtëse të zverkut, i përshkon si një tegel një shirit i hollë, me fushë të zbukuruar me rrathë të thelluar. Përkrenare të tilla janë të njohura në gjithë Shqipërinë, të paktën që nga shek. V p.e.sonë, por që vazhdojnë të jenë në përdorim deri në shek. II p.e.sonë.
   Krahas materialeve që përshkruam, në muze ndodhen edhe mjaft objekte të tjera metalike dhe prej balte të pjekur, që u përkasin periudhave të vona historike. Këto janë disa maja heshtash, enë balte me vernik të zi, terrakota, monedha bronzi, vegla pune prej hekuri, të gjetura në pika të ndryshme të rrethit, si në Spardhar, Kotodesh, Prrenjas, Rajcë, Orenjë etj.? dhe që datohen nga shek. III p.e.sonë e deri në mesjetë. Vendbanime dhe materiale të reja prehistorike. Të gjitha këto materiale si dhe vendbanimet prehistorike apo protohistorike për të cilat sapo referuam shkurtazi në këtë kumtesë, me karakter më tepër informativ, tregojnë qartë se zona e Librazhdit me kushte të përshtatshme fiziko-gjeografike ka qenë e banuar pa ndërprerje që nga periudhat më të hershme të neolitit. Gjurmimi i mëtejshëm arkeologjik i kësaj zone, si dhe gërmimet sistematile që do të ndërmerren në të ardhmen, do t'i zgjerojnë dhe thellojnë më shumë njohuritë tona mbi zhvillimin historiko-kulturor të krahinës së Librazhdit.
   

“Sofra e Skënderbeut”, shkëmbi Monument i Historik Bukuri e natyres dhe destinacion turistik

“Sofra e Skenderbeut”, i cili ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizitueshëm nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore.
Sofra e Skenderbeut eshte i njohur edhe si Guri i Pishkashit . Ky fshat ,Pishkashi gjendet pikerisht poshte ne fund te malit .
Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.Në kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri

Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë Paria e ushtrise se Skenderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin.Gojdhenat tregojne se: Aty ne ate shkemb u mblodh Paria e Ushtrise Shqiptare dhe u be plani i veprimit kunder ushtrise turke.Qe aty u percaktua menyra se si do te sulmohej dhe qe aty do te jepeshin sinjalet per secilin komandant te ushtrise se vet per kohen e veprimit . SOFRA E SKENDERBEUT eshte nje shkemb me nje rendesi te madhe historike per zonen. Po te hipesh ne ate gur do te vesh re se qe aty shikon gjithe fushen e Domosdoves dhe gjithe brigjet perreth qe nga Qafa e Polices permbi fshatin Sutaj pastaj gjithe malin e ashtuquajtur Kraste nga banoret e fshatit deri ne Qafe Thane ndjekim vijen e horizontit dhe do te veme re pothuajse gjithe zonen e Mokres dhe brigjet e fshatit Katjel dhe Rashtan 

Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.
Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike.
Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Përrenjas – Pishkash – Monumenti.

SHKALLA E SKENDERBEUT

 
A NUK MENDONI SE ESHTE BERE NJE KRIM KUNDER HISTORISE, nen idene e hapjes se rruges????!!!!!
Eshte nje monument kulturor dhe historik qe duhet te mbrohet nga shteti dhe jo te prishet nga ai vete.
Gojdhenat thone se Skenderbeu e preu me shpate gurin per te kaluar ushtrine e vet ne ate rruge per te mos u dalluar nga pararoja e ushtrise osmane qe do te kalonte permes fushes se Terviollit ose fushes se Domosdoves sic mori emrin pas kesaj beteje.