Showing posts with label Qafe thana. Show all posts
Showing posts with label Qafe thana. Show all posts

Dy krahina rrine perballe.

DY KRAHINA RRINE PERBALLE
NJERA MOKRA E TJETRA RRAJCE.
JANE TE LIDHURA SHUM BASHKE
QE NE KOHERA ,DHENE E MARRE.
TE DYJA KANE TRADITA
TE NDRYSHME NGA NJERA -TJETRA
PO NJE KANE TE PERBASHKET
SOFER SHTRUAR BUJARE TE SHKATHET
QE NE SHEKUJ , JANE TE LIDHURA
ME MIQESIRA E KRUSHNJIRA
MARRE NUSE NGA MOKRA
DHE NGA RRAJCA SHUM BIJA.
RRAJCE -MOKER DY KRAHINA
QE NE LASHTESI ,SI TE DORES GISHTA
RRINE TE DYJA ,PER KASHINE
NJERA TJETERES I PRESIN MIQESINE.
RRAJCE E MOKER JAN DY TREVA
QE NE KOHERA SHUM VJETRA
KAN PAS SHUM MIQESIRA
PER TE MIRA E TE LIGA.
RRAJCE E MOKER SHUM TE LIDHURA
SHUM NUSE DHENE E MARRE
SHUM NIPER EDHE MBESA
tek gjysherit shkojne nga dy anet.
TE DYJA PESHOJNE SHUM
KANE JANE VLERE E LEGJENDE
MOKRA PER DOLLI E KENGE
RRAJCA VALLEN ,USTALLIKUN EDHE PUNEN.
VIJNE NIPER EDHE MMBESA
NGA MOKRA NE RRAJCE
GEZOHET GJYSHI E SHTEPIA
GEZOHET PRAGU KUR VJEN E BIJA.
DHE E NJEJTA GJEN NDODH
KUR NGA RRAJCA NE MOKER SHKON
GEZOHET TRARET E SHTEPIA
KUR NE OBORR HYN ME FEMIJ E BIJA.

“Sofra e Skënderbeut”, shkëmbi Monument i Historik Bukuri e natyres dhe destinacion turistik

“Sofra e Skenderbeut”, i cili ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizitueshëm nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore.
Sofra e Skenderbeut eshte i njohur edhe si Guri i Pishkashit . Ky fshat ,Pishkashi gjendet pikerisht poshte ne fund te malit .
Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.Në kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri

Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë Paria e ushtrise se Skenderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin.Gojdhenat tregojne se: Aty ne ate shkemb u mblodh Paria e Ushtrise Shqiptare dhe u be plani i veprimit kunder ushtrise turke.Qe aty u percaktua menyra se si do te sulmohej dhe qe aty do te jepeshin sinjalet per secilin komandant te ushtrise se vet per kohen e veprimit . SOFRA E SKENDERBEUT eshte nje shkemb me nje rendesi te madhe historike per zonen. Po te hipesh ne ate gur do te vesh re se qe aty shikon gjithe fushen e Domosdoves dhe gjithe brigjet perreth qe nga Qafa e Polices permbi fshatin Sutaj pastaj gjithe malin e ashtuquajtur Kraste nga banoret e fshatit deri ne Qafe Thane ndjekim vijen e horizontit dhe do te veme re pothuajse gjithe zonen e Mokres dhe brigjet e fshatit Katjel dhe Rashtan 

Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.
Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike.
Vizitohen sipas intinerarit Librazhd – Përrenjas – Pishkash – Monumenti.